Futboll Seria A Sport

MARRIN FUND POLEMIKAT/ Vendoset përfundimisht për çështjen “Juventus-Napoli”. Ja çfarë ndodh…

Tashmë marrin fund dilemat, Juventusit i jepet fitorja 3-0 në tavolinë për ndeshjen me Napolin.

Gjykata Sportive i kishte dhënë humbjen në tavolinë Napolit ndaj Juventusit, për shkak se nuk u paraqit të zhvillonte ndeshjen ndaj Juventusit më 4 tetor. Shkak për këtë mungesë në ndeshje sipas Napolit, u bënë autoritetet shëndetësore që nuk lejuan skuadrën e Gatuzos të udhëtonte drejt Torinos, për shkak se në ekip kishin rezultuar 2 lojtarë me Koronavirus.

Gjykata Sportive i dha fitoren në tavolinë Juventusit, por Napoli e apeloi çështjen në Gjykatën e Apelit, ku kërkonte që ndeshja të luhej më vonë. Këta të fundit kanë dalë me një njoftim së fundmi, ku është konfirmuar vendimi i marrë nga Gjykata Sportive, për t’i dhënë fitoren në tavolinë Juventusit.

Related posts

NUK BËJNË PJESË NË PLANET E ZIDANE/ James Rodriguez dhe Bale, “problemi” i Real Madrid

Delo.autor

VAZHDOJNË EPËRSINË E FITOREVE/ “Djajtë e Kuq” mposhtin Leicester me Rashford, Solskjaer imiton Fergusonin

Delo.autor

MILAN-ROMA/ Fotokopje e golit të parë. Leao djeg krahun dhe mposht portierin kundërshtar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment