Futboll Seria A Sport

“MILAN SKUADËR ME B*THË”/ Pioli: Bilanci i parë është pozitiv, ja çfarë nevojitet në vazhdim

Tetë nëntori ishte afati për pjesën e parë të sezonit dhe mes kryesimit në Serinë A dhe ecurisë në Ligën e Europës, mund të thuhet se bilanci është pozitiv për Milanin. Këtë e ka konfirmuar edhe Stefano Pioli në një intervistë për televizionin e klubit.


Se ju ngjason ky Milan për nga karakteri?

Këtë shpirt grupi e kemi ndërtuar duke punuar së bashku e duke dhënë më të mirën në fushë nga ku kemi dalë gjithmonë pa asnjë energji në trup. Ky karakter duhet ruajtur, megjithëse më vjen keq që ndaj Veronës nuk fituam dot.

Çfarë i dhatë skuadrës në pushim të ndeshjes?

Vlerësimet shpesh kushtëzohen nga rezultati, megjithatë mendoj që edhe në pjesën e parë nuk luajtëm keq me rivalin që na goditi në dy goditje standarde. Në pushim të ndeshjes u mundova të stimuloj djemtë mbi faktin se mund të fitonim ndeshjen dhe ata ishin dakord mbi faktin se ishte një sfidë që nuk mund ta humbnim.

A po mungon kontributi i Benaserit në fazën ndërtuese?

Aspak. Mendoj se ndaj Veronës ai luajti mirë. Për mua është rritur shumë, ka intensitet dhe ka cilësi në zgjedhjet që bën. Së bashku me Kesin formojnë një mesfushë niveli e cila do të ketë edhe kontributin e Tonalit apo Kruniçit. Nëse i flas Ismaelit e bëj sepse ashtu sillem me të gjithë.

Si prisni të jetë gjendja e grupit pas grumbullimit me kombëtaret?

Uroj të mos pësojnë dëmtime edhe sepse më pas na pret një cikël i rëndësishëm me shumë ndeshje në pak ditë. Duke filluar që nga ndeshja e radhës me Napolin pres të shoh nga djemtë të njëjtin karakter dhe dëshirë për fitore.

Çfarë do të thotë për ju ai reagim që pati skuadra ndaj Veronës?

Që jemi rritur e që jemi një ekip i vërtetë të cilit mund t’i ndodhë të kalojë një natë të keqe, por që nuk kursehet në fushë. Vinim nga humbja me Lilën dhe lodhja ndihej, por reaguam si duhej. Pa e kuptuar gjetëm veten në dy gola disavantazh, por nuk besoj se do të gabojmë kaq shumë në shënjestër në të ardhmen.

Keni më shumë mërzi për rezultatin apo kënaqësi për lojën e ekipit?

Që të dyja në fakt. Pengu është i madh sepse të tilla ndeshje na rrisin vetëdijen që jemi aty ku duhet. Milani ka një organikë konkurruese ndaj nevojitet përqendrim konstant në çdo moment.

Megjithëse e lodhur, skuadra iu ka dhënë përgjigje pozitive?

Është e kotë të flasim për lodhje sepse u munduam shumë për të hyrë në Europë dhe e dinim se çfarë na priste. Po zhvillojmë një ecuri në nivel të lartë për Milanin si ekip dhe synimet e klubit, ndaj mendoj se kemi treguar me fakte se sa b… kemi.

Related posts

TALENTI MILANIT/ Pakueta “HAP BARKUN”, CUDIT me numrin që do mbajë në FANELLË

Isa.Autor

ZBULON LOJTARIN QË ADMIRON NË FUSHË/ “Fenomeni” e pranon: Për të parë një lojtar si Messi do të duhen…

Delo.autor

BASTET/ Ndeshja e kthimit kundër Shirokit, Vllaznia favorite për triumfin

Delo.autor

Leave a Comment