Futboll Kategoria Superiore Sport

“ME TIRANËN ISHTE DY HERË MË E RËNDËSISHME”/ Trajneri Martini: Teuta do luftojë deri në fund për titullin

Trajneri i Teutës, është shprehur se është i lumtur për atë që tregoi skuadra e tij në fushë ndaj Tiranës, ku triumfoi 1-0. Për “Gol pas Goli”, Martini u shpreh se skuadra e tij është padyshim për titullin kampion, për të cilin shprehet se do të jetë një garë e ashpër.

“Unë i kam dhënë edhe më parë, që të rëndësishme në ndeshjet e para janë pikët. Më vjen keq për ndeshjen me Skënderbeun, por tashmë është një histori e mbyllur. Duke ditur që kishim Tiranën përballë, ishte 2 herë më e rëndësishme, pasi luanim përballë kampionëve. E gjithë skuadra është e kompletuar dhe ka eksperiencën e duhur. Di të vuajë dhe të krijojë rrezik. Edhe pjesa e parë dhe e dyta, kishin nevojë për më mirë. Megjithatë jemi ende larg asaj ku ishim në fundin e sezonit të kaluar. Tirana kishte disa raste për shënim, por edhe në përveç golit kishim raste të tjera.

Në pjesën e parë ndaj Skënderbeut kishim 4-5 raste, për të shënuar dhe pësuam një gol aksidental. Pas shënimit të golit na u duk sikur e fituam ndeshjen. Sot arritëm të nervozojmë kundërshtarin, dhe të gjithë bëmë shumë mirë. Titulli? Që në ndeshjen e parë e kam thënë që jemi për kampion. Unë në vetvete jam i bindur që kemi një skuadër për kampion. Kemi afruar lojtarë me cilësi. Ne jemi të vetëdijshëm se çfarë kërkojmë. Do të jetë një luftë e ashpër për titullin, por ne do jemi aty.

Bregu është një lojtar për Teutën kampion. Më premtoi se nga ndeshja në ndeshje do jetë më mirë. Ka njerëz që gjuajnë me gurë, por ne do bëjmë mur me ato gurë që na gjuajnë.”, u shpreh Martini.

Related posts

10 fakte nga jeta e Salah që e bëjnë një njeri të madh

Sadik.Autor

FINALJA E CHAMPIONS/ Çmimi i biletave arrin në nivel rekord, deri në 10 mijë euro

F.autor

PAMJE TË RËNDA/ HORROR: Tifozët PËRLESHEN në stadium me THIKA, policia i… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment