Futboll Sport

“DIVORC” I PASHMANGSHËM/ Sulmuesi drejt largimit nga Manchester United, nuk stërvitet me skuadrën

Anthony Martial pritet të largohet nga Manchester United në fund të sezonit. Sulmuesi francez, i cili erdhi nga Monaco në verën e vitit 2015 për shumën e tepruar prej 60 milionë eurosh, nuk ka mundur kurrë të shpërblejë plotësisht besimin e dhënë në atë kohë.

Kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe duket se nuk ka gjasa që palët të ulen për të zgjatur marrëveshjen, pavarësisht se klubi ka mundësinë të ushtrojë opsionin e rinovimit për një sezon tjetër. Martial nuk zbret në fushë që prej datës 9 dhjetor dhe prej disa kohësh trajneri Erik ten Hag e ka ftuar të stërvitet vetëm për të rifituar formën e tij fizike.

Megjithatë, francezi nuk është rikthyer ende në grup dhe mediat angleze po spekulojnë se Martial aktualisht nuk është në gjendje të përballojë ritmin intensiv të seancave stërvitore të holandezit. Manchester United është gati të dëgjojë ofertat në këtë afat kalimtar, ndërsa klubet dëshirojnë që të afrojnë falas futbollistin në verë.

Related posts

TRIUMFON SAMPDORIA/ Atalanta bie përsëri në kampionat, veterani Quagliarella vazhdon shkëlqimin

Delo.autor

HIDHET SHORTI PËR FAZËN PLAY0OOF/ Ja sfidat e zjarrta të Champions

Delo.autor

U dënua për përdhunimin e shqiptares, Robinho do të vijojë të luajë

Q.Autor

Leave a Comment