Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Nuk po rinovon me klubin vjollcë, Milan në dritare për mbrojtësin e Fiorentinës

Pas sistemimit për ndryshimin e trajnerit, me Prandelin që i mori vendin Jaklinit pas rezultateve të shumta negative, në shtëpinë e Fiorentinës ka edhe një çështje të lënë pezull për rinovimet e kontratave.

Bëhet fjalë për Nikola Milenkoviç, mbrojtësin serb 23-vjeçar i cili ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe vështirë të mbajë veshur fanelën violë edhe për shumë gjatë. Sipas “Calciomercato.com”, Fiorentina dëshiron të bëjë një tentativë për t’a bindur Milenkoviçin për të vazhduar bashkëpunimin e tyre.

Qendërmbrojtësi serb është i shumë kërkuar nga klubet jo vetëm në Itali por edhe më gjerë, duke përfshirë edhe moshën e re, kualitetin që ka shfaqur, me eksperiencën e duhur që ka arritur të përfitojë si me fanelën vjollcë por edhe me kombëtaren ku ishte prezent edhe në Botëror.

Përgjatë sesionit të fundit të merkatos, interesimi dhe oferta e vetme e mbërritur në drejtim të tij ishte vetëm e Milanit, ku vendosi në pjatë 15 milionë euro, ku për drejtuesit e Fiorentinës ishin të pakta për shtatlartin serb.

Nëse Milenkoviç nuk do të gjejë gjuhën e përbashkët me klubin nga Firence, atëherë këta të fundit duhet të ulin pretendimet për të, për të gjetur një klub të interesuar.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Venezia-Milan. Rezultati 0-3

Delo.autor

SKUADRA E DAJËS ZHYTET NË KRIZË/ Laçi mposht me “POKER” “Ujqërit e Dëborës”

Delo.autor

NË ITALI NUK I BESOJNË SYVE/ Fantastik Strakosha, shikoni super pritjen që shpëtoi Lacion (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment