Futboll Premier League Sport

MERR FUND ECURIA NEGATIVE/ Skuadra e Ancelottit mposht me përmbysje Fulham

Evertoni ka fituar në transfertë kundër Fulhamit me rezultatin 2-3. Një ndeshje goxha e vështirë për djemtë e Carlo Ancelottit që duhet të fitonin pas një ecurie skandaloze në 4 ndeshjet e fundit me 3 fitore dhe një barazim.

Ndeshja u hap mjaft mirë për miqtë, pasi shënuan gol pas 40 sekondash. Calvert-Lewin gjeti goli pas një pasimi të Richarlison për 0-1. Vendasit barazuan në minutën e 15′ me Reid. Ky i fundit gjeti rrjetën për 1-1 mjaft bukur.

Ishin miqtë që realizuan sërish me një aksion perfekt. Digne pasoi për Calvert-Lewin për 1-2. Një gol mjaft i mirë për ekipin e Carlo Ancelottit që erdhi pas një aksion mjaft të mirë.

Doucoure gjeti golin e tretë në minutën e 35′ për 1-3. Vendasit dominuan në pjesën e dytë, ata humbën dhe një penallti me Cavalieron që rrëshqiti në momentin që duhej të gjuante. Loftus-Cheek ngushtoi diferencën në 2-3, por asgjë më shumë se kaq. Evertoni merr 3 pikë që rikthejnë fyrmëmarrjen tek ekipi i Carlo Ancelottit.

Related posts

“KEMI HUMBUR NJË MIK TË MADH”/ Conor McGregor jep lajmin e trishtë, Jose Mourinho e ngushëllon

Delo.autor

“LUFTA” PËR NJË VEND NËCHAMPIONS/ Çmenduri në Leverkusen-Frankfurt, 7 gola në pjesën e parë (VIDEO)

Delo.autor

10 gjëra që nuk dini për Ronaldinho-n, akrobati i fundit i futbollit modern

Q.Autor

Leave a Comment