Futboll

“Këpuca e Artë”: Messi, Salah, Kane… Ronaldo

Messi, Kane, Salah dhe Cavani – gara për “Këpucën e Artë” vazhdon të jetë e nxehtë, ashtu si një javë më parë. Katër futbollistët në fjalë nuk kanë realizuar gola këtë xhiro, për dallim nga Leo që nuk ka luajtur. Që të katërt kanë nga 24 gola.

Gara për “Këpucën e Artë” po bëhet gjithnjë e më interesant këtë edicion.

Me golin e bukur kundër Atletico Madridit, Lionel Messi është rikthyer aty ku e ka vendin, në krye të renditjes, dhe është kandidati më serioz për ta fituar sërish këtë çmim individual, të cilin e ka rrëmbyer katër herë deri më tani në karrierë.

Pavarësisht se ai nuk luajti në vikendin që lamë pas, Kane, Salah dhe Cavani që kanë shënuar 24 gola aq sa Messi, nuk arritën që të gjejnë rrugën drejt portës duke mbetur kështu sërish të katërt në kuotën e 24 golave.

Ronaldo ka përmirësuar ndjeshëm statistikat për dallim nga pjesa e parë e sezonit, edhe pse jan larg krahasuar me vitet e kaluara, i cili e ka fituar katër herë këtë çmim. Aktualisht, CR7 renditet i 11-ti me 18 gola, shkruan Gazeta Express.

20 golashënuesit më të mirë…

1. Lionel Messi | Barcelona | 24 gola (48 pikë)

2. Edinson Cavani | PSG | 24 gola (48 pikë)

3. Harry Kane | Tottenham | 24 gola (48 pikë)

4. Mohamed Salah | Liverpool | 24 gola (48 pikë)

5. Ciro Immobile | Lazio | 23 gola (46 pikë)

6. Robert Lewandowski | Bayern Munich | 23 gola (40 pikë)

7. Jonas | Benfica | 31 gola (45 pikë)

8. Sergio Aguero | Manchester City | 21 gola (42 pikë)

9. Luis Suarez | Barcelona | 21 gola (40 pikë)

10. Neymar | PSG | 20 gola (40 pikë)

11. Bafetimbi Gomis | Galatasaray | 25 gola (37.5 pikë)

#12. Cristiano Ronaldo | Real Madrid | 18 gola (36 pikë)

#13. Mauro Icardi | Inter | 18 gola (36 pikë)

14. Radamel Falcao | Monaco | 17 gola (34 pikë)

#15. Paulo Dybala | Juventus | 17 gola (34 pikë)

#16. Fabio Quagliarella | Sampdoria | 17 gola (34 pikë)

#17. Dries Mertens | Napoli | 17 gola (34 pikë)

18. Nabil Fekir | Lyon | 16 gola (32 pikë)

#19. Mariano Diaz | Lyon | 16 gola (32 pikë)

#20. Iago Aspas | Celta Vigo | 16 gola (32 pikë)

Related posts

PËRBALLJA LIVERPOOL-NAPOLI/ Flet legjenda Gullit: Goli i Mertens do anulohej, nëse Van Dijk do kishte…

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ Niko ZISI: KAMZA do luftojë për KUPAT E EUROPËS. Ja ku ÇALON kombëtarja

Isa.Autor

ÇMENDURI/ Ish-lojtari i Barcelonës heq dorë nga emri, pagëzohet si Goku (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment