Futboll Ligue 1 Sport

MOURINHO E LË STOL/ Kampionët e Francës hidhen në sulm për yllin e Tottenham…

Skuadra e Paris Saint Germain është hedhur në sulm për të marrë mesfushorin anglez Dele Alli, që luan me skuadrën e Tottenham në Premier League. 24-vjeçari aktivizohet shumë pak nga trajneri Jose Mourinho, ndaj ai mund të largohet që në merkaton e janarit.

Kontrata e Dele Alli skadon në vitin 2024, por duke parë situatën lamtumira mund të vijë shumë më herët. Skuadra kampione e Francës ka gati një ofërtë që shkon mes 50-55 milionë eurove për lojtarin. Këtë sezon, mesfushori është aktivizuar vetëm në 2 ndeshje në Premier.

Sipas “Daily Mail”, skuadra e PSG-së e kërkoi mesfushorin që këtë verë, por klubi i Spurs kundërshtoi transferimin. Për këtë herë duket se “divorci” është i pashmangshëm, duke qenë se lojtari më së shumti qëndron në stol, ndërkohë që admiruesit dhe oferta e mirë këtë herë nuk mund të refuzohet.

Related posts

MASAT KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Trajnerë me maska dhe izolim, ja si rikthehet futbolli

Delo.autor

REAL MADRID I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një SUPER ASIST nga Alaba, Benzema ndëshkon Rayo Vallecano-n (VIDEO)

Delo.autor

Largimi i Coutinhos, Liverpool hidhet në sulm për Draxler

Q.Autor

Leave a Comment