Futboll Sport

“TREGU ËSHTË I PAPARASHIKUESHËM”/ Villas Boas: Maldini u tregua i pasjellshëm por kuptohet…

Thauvin i pëlqen Milanit dhe tashmë kjo dihet, pasi vetë drejtori teknik kuqezi, Paolo Maldini, e tha për “Telefoot”, duke u shprehur se francezi mbetet “okazion merkatoje, pasi i skadon kontrata dhe nuk ka firmosur. Ka cilësi të mira”.

André Villas-Boas, trajneri i Marseille, i cili foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Champions League, komentoi vlerësimin e Maldini për Thauvin.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, tregu është i paparashikueshëm. Ne do të presim javën e fundit të janarit, siç është zakon. Do të ketë shumë huazime.

Fjalët e Maldinit? Ato janë pak gënjeshtër. Meqenëse ju jeni Maldini, mund të thoni disa gjëra më shumë. Le të imagjinojmë se do të takohemi me Milanin në Europa League, çfarë do të ndodhë?

Nuk ishte e sjelljshme nga Paolo, por është normale: është Maldini, ai ka të drejtë të thotë çfarë të dojë “.

Related posts

PAS 16 MINUTASH LOJË/ Vinicius përdor “logjikën” dhe zhbllokon sfidën ndaj Levante (VIDEO)

Delo.autor

“MERKATO” NË JUG TË VENDIT/ Igli Tare “kapet mat” me ish lojtarët e Kombëtares në Palasë

Delo.autor

GABIMI QË U ANULUA NGA VAR-i NË CHAMPIONS/ Cristian Eriksen: Jam njeriu më me fat në……

Delo.autor

Leave a Comment