Futboll Shqipëri Sport

NATIONS LEAGUE/ Fitore spektakolare, Kuqezinjtë mposhtin Kazakistanin në “Air Albania”

Shqipëria ka mundur sot Kazakistanin me rezultatin 3-1 dhe është ngjitur e dyta me 8 pikë në grupin C4 të Ligës së Kombeve. Bjellorusia ndërkohë mundi Lituaninë me rezultatin 2-0 dhe renditet e para me 10 pikë. “Finalja” për vendin e parë në grupin tonë mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të luhet të mërkurën në orën 16:00 në “Air Albania”. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Cikalleshin në minutën e 16-të pas një krosimi perfekt të Memushajt.

Më pas dyfishuan shifrat në minutën e 23-të pas një rrëmuje në zonë me Ismajlin, por nuk arritën dot as të festonin për golin e dytë, sepse Kazakistani shënoi një minutë më pas nga mesi i fushës duke shtangur Berishën, që jo vetëm ishte pozicionuar keq në atë moment, por as që e kishte menduar një “rreng” të tillë nga kundërshtarët.

Goli i vitit mund të quhet ai, por kjo gjithsesi nuk i pengoi kuqezinjtë që të zhvillonin një ndeshje të mirë në tërësi. Në pjesën e dytë Shqipëria shënoi sërish me anë të Manajt, i cili shndërroi në gol një penallti të fituar me “dhunë” nga Amir Abrashi. Ky i fundit ishte padyshim një ndër më të mirët në fushë.

Vlen për t’u theksuar se kjo ishte një ndeshje e interpretuar mirë nga skuadra e drejtuar prej Edi Rejës. Agresiviteti në sulm për topin e parë dhe vendosja shkurt e skuadrës, duke mos pasur vazhdimisht një qarkullim të mirë të topit, ndihmuan ekipin që minutë pas minute të fitonte besim në vetvete dhe të ishte dominues në fushë.

Kujtojmë që Shqipëria për të siguruar vendin e parë në grup, duhet patjetër që të fitojë me Bjellorusinë, e cila ka dy pikë më shumë. Kujtojmë që ndeshjen e parë kundër tyre fituam në transfertë me rezultatin 2-0 me gola të Cikalleshit dhe Bares.

Related posts

Mourinho gjen zgjidhje për mbrojtjen, gati ribashkimi me ish kapitenin e Chelseat

Isa.Autor

Shokon futbollisti i Bayern: Golin e shënova me ‘vegël’

Q.Autor

BOTËRORI 2022 PLAY-OFF/ Trajnerit të Uellsit nuk i besohet: Jemi me fat. Kemi që nga viti 1958…

Delo.autor

Leave a Comment