Futboll Sport

NATIONS LEAGUE/Nuk ndalen kampionët e botës. Italia mposht Poloninë dhe ruan kreun e grupit

Italia ia del të fitojë ndaj Polonisë dhe tani, në Sarajevë, ndaj Bosnje Hercegovinës, do të mjaftonte fitorja për vendin e parë në grup që do t’i jepte kështu axurrëve mundësinë të prisnin fazën finale të Nations League.

Skuadra e Mancinit, që mungoi për shkak Covid-19, mundi 2-0 Poloninë me golat e Jorginho me penallti dhe Berardi në fund, me një asist të bukur nga Insigne.

Ndeshje e dominuar nga katër herë kampionët e botës, nga fillimi në fund. Donnarumma, në fakt, ishte spektator pa pagesë në stadium.

Italisë iu anulua edhe një gol nga Insigne, për pozicion të parregullt të Bellottit.

Në pjesën e dytë disa raste radhazi me Berardi dhe Insigne, deri sa erdhi goli pasi Polonia mbeti me dhjetë.

Related posts

E ÇUDITSHME NË NDESHJEN UELLS-ÇEKI/ Nuk interesohet fare për topin, Bale godet keq futbollistin… racist (VIDEO)

Delo.autor

Liga e Kombeve/ Dy gola për 2 minuta: Anglia dhe Spanja dhurojnë spektakël në “Uembli” (VIDEO)

Isa.Autor

Suarez: Nuk do e nderojmë Realin që fitoi Kupën e Botës për Klube

Q.Autor

Leave a Comment