Futboll Kombëtarja Sport

PIKANTET NGA NDESHJA SHQIPËRI-KAZAKISTAN/ Reja i nervozuar me ekipin pas çdo goli, Gjasulën e njoftojnë me vonesë për zëvendësimin

Shqipëria rikthehet te fitorja, pas dy barazimeve dhe një humbjeje në Ligën e Kombeve. Në të tretën sfidë në “Air Albania” kuqezinjtë shënojnë tri herë dhe triumfojnë për herë të parë, duke thyer tersin pas humbjeve ndaj Francës dhe ndaj Lituanisë. “Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të ndeshjes.

* Risia e kësaj ndeshjeje vjen nga UEFA, e cila ka përzgjedhur si arbitre anësore një femër. E gjithë trupa e gjykimit që vendosi drejtësinë në këtë sfidë, ishte nga Spanja. Gjithashtu, edhe numri një i UEFA-s për mbarëvajtjen e kësaj sfidë, ishte një femër. Delegate e ndeshjes ishte Fiona Pfutke nga Gjermania.

* Minuta e tretë dhe Gjimshiti tenton top të gjatë për Manajn, por fusha e butë i prish ekuilibrin në momentin e goditjes. Shfajësohet duke treguar plisin e ngritur.

* Në të gjashtën minutë, superpritja e Berishës sjell ovacionet e të pranishmëve që duartrokasin portierin. * Manaj motivohet nga Reja. “Ec Manaj, jepi, jepi!”

* Në të 15-ën, Reja ka këshilla për Uzunin dhe Abrashit. “Uzuni, luaj në linjë. Mos shko atje asnjëherë (pasi Uzuni ishte nisur pa top në qendër). Abrashi, marko në qendër cilido që të jetë i lirë”.

* Teksa të gjithë kishin ende shijen e golit të Ismajlit, Kazakët të ftohtë dhe shënojnë nga mesi i fushës. Gol që pllakos menjëherë heshtjen dhe i habit të gjithë. Aimbetov i shtang të gjithë… jo vetëm Berishën.

* Humbja e rastit të artë për gol nga Uzuni, vetëm Cikalleshi e mbështet dhe duartroket për t’i dhënë zemër.

* Në startin e të dytës, Reja tërbohet për zëvendësimin e vonuar. Ai kish kërkuar nga stafi Gjasulën, por mesfushori nuk ishte njoftuar. “Gjasula! (bërtet italiani) Ku është Gjasula ta marrë dreqi”. Menjëherë futbollisti i Hamburgut bëhet gati.

* Pas çdo goli, Shqipëria rrezikon në portën tonë. Në të 64-të, Reja irritohet dhe futet në fushë: Çfarë është kjo që bëni. Ku shkoni të bëni aq lart presion”.

Related posts

Gallatasaraji “pazar” në Milano, kërkon 2 sulmuesit e Milanit dhe futbollistin e Interit

Sadik.Autor

FLET BARTOMEU/ Largimi i Ronaldos dobësoi La Ligan, Juventusi favorit për Champions

Isa.Autor

PRET TË NISË AVENTURËN E RE TEK ATLETICO/ Joao Felix premton: Do të jap gjithçka për ekipin…

Delo.autor

Leave a Comment