Futboll Sport

NDALOI LEWANDOWSKIN NË KOMBËTARE/ Mbrojtësi Bastoni: Bonucci më dha fanellën e tij para ndeshjes

Ishte më i miri në fushë për Italinë. Vërtet u shënuan 2 gola, me të cilët u mposht Polonia dhe “Axurrët” morën vendin e parë në Grupin A1, por lojtari që meritoi çmimin e ndeshjes ishte interisti Alesandro Bastoni. Shumë i qetë dhe shumë i saktë, ndoshta ndër të paktit rivalë, të cilët e kanë bërë Robert Levandovskin të humbë qetësinë, aq sa rrezikoi dhe ndoshta meritonte edhe kartonin e kuq, për bërrylin që i dha talentit italian. “Një 21-vjeçar me stofin e veteranit”, e quajtën analistët mbrojtësin zikaltër, i cili tregon se paraqitja e tij e mirë ndaj Polonisë kishte një sekret nga prapa. Fakti që Bastoni do të luante nga minuta e parë dhe do të kishte peshën që të markonte futbollistin më të mirë të sezonit të kaluar, mbrojtësit ia tha kapiteni i tij, Leonardo Bonuçi.

“Kam fatin që të jem pjesë e kësaj kombëtareje të përbërë nga burra të vërtetë dhe që të shtunën mora të gjithë dozën e duhur të adrenalinës që më shërbente për të bërë një ndeshje pozitive. Pas stërvitjes përpara Polonisë, iu drejtova dhomave të zhveshjes, ku e gjeta Bonuçin të ulur në vendin tim. Kishte bluzën e tij me numrin 19 në dorë dhe ma dhuroi. Për mua ishte një nder i madh, por kjo dhuratë nënkuptonte një mision: ‘Unë nuk do të jem me Poloninë, tani është radha jote’. Leonardo bëri gjithçka që të luante ndeshjen e tij të 100-të ndaj Polonisë, por nuk ia arriti.

Ndaj, fakti që fanellën e jubileut së tij ma dhuroi mua, duke më karikuar për të dhënë më të mirën ndaj Levandovskit dhe Polonisë, më bëri vërtet krenar dhe në fund shpresoj që mos ta kem zhgënjyer. Është bukur kur ke të tillë lojtarë që dinë se si të na ndihmojnë ne të rinjve, por tani ta mbyllim me festë në Bosnjë”, tha Bastoni.

Related posts

“EURO 2020″/ Ronaldo provon me një “predhë” nga goditja e dënimit, Courtois bën mrekullinë (VIDEO)

Delo.autor

SONDAZHI I BUJSHËM/ Ja fajtori për eliminimin Barcelonës nga Championsi (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja West Ham-Manchester City. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment