Futboll Sport

“KY MILAN MË KUJTON ATË TË SAKIT”/ Legjenda Barezi: Të mendojnë për gjëra të mëdha

Prej disa javësh është president nderi i Milanit, por lidhja e tij me fanellën sa vjen e përforcohet. Franko Barezi, është një legjendë tjetër në bordin drejtues dhe dje ka dhënë intervistën e parë pas emërimit në detyrën e re.

Çfarë është Milani për ju?
Gjithçka. Që kur kam luajtur ndeshjen e parë si kuqezi ka qenë një familje e dytë. Tifozët më presin gjithmonë me parulla e unë çdo herë emocionohem si herën e parë.

Si ju duket projekti i klubit?
Ka shumë rëndësi që në strukturë të ketë figura si unë apo Maldini që kujtojmë historinë. Kush mbërrin në ekip stimulohet nga prezenca jonë dhe e ka më të lehtë të kuptojë vlerat e Milanit.

Çfarë përshtypjesh ju ka lënë Maldini si drejtor?
Paolo ka qenë një futbollist fenomenal por edhe si drejtues po i dëshmon të gjitha vlerat dhe cilësitë e tij. Është gjithnjë i vëmendshëm, i kujdesshëm dhe kompetent. Ai mendon për një Milani protagonist në të ardhmen siç ndodhte në të kaluarën.

Rezultatet duket se po e shpërblejnë punën e bërë?
Milani po korr frytet e punës dhe përkushtimit të të gjithëve e mua më duket se pas izolimit ka lindur një shkëndijë sepse edhe ekipi po tregon se ka cilësi e po kemi bindjen se mund të konkurrojmë me këdo. Pioli meriton elozhe sepse ka ditur të stimulojë dhe përfshijë skuadrën në gjithçka. Lojtarët ndihen më rehat dhe shprehen më mirë.

A është Milani për titull?
Kjo skuadër duhet të mendojë për gjëra të mëdha e të tregojë kurajë. Vazhdimësia e këtij fillim sezoni jep besim, megjithatë ecuria varet nga ne. Ky Milan më kujton atë të Sakit ku askush në fillim nuk mendonte se mund të bënim gjithçka bëmë më pas. Të tilla arritje bëhen me përkushtim dhe besim.

Keni ndonjë këshillë për Donarumën?
Ai është një prodhim i Milanit e një milanist i vërtetë. Zgjedhjet i takojnë atij dhe e ftoj t’i bëjë më qetësi duke zgjedhur lumturinë. Unë nuk u pendova kurrë për Milanin pavarësisht se kam kaluar edhe sezone të vështira. Xhixho duhet të mendojë se është në një nga klubet më historike në botë dhe se bëhet fjalë për ekipin e zemrës.

Related posts

PO SHKËLQEN/ Rekordmeni i Serisë A bëhet si VIERI dhe kërkohet nga BAYERN

Isa.Autor

Policia ANTI-TERROR në stadiumin Anfield pak orë para ndeshjes Liverpool-Manchester City (FOTO)

Q.Autor

NDESHJA NDAJ LAZIOS/ Cristiano Ronaldo ka një motiv për të shënuar sonte, fjala është për…

Delo.autor

Leave a Comment