Futboll Sport

E BUJSHME/ Skënderbeu nënshkruan me ish-sulmuesin e TALENTUAR të Partizanit

Skënderbeu godet në merkato duke nënshkruar me sulmuesin Realdo Fili. 22-vjeçari, i cili në pjesën e dytë të sezonit të kaluar u aktivizua me Kamzën, ka gjetur marrëveshjen me kampionët e vendit dhe nga sot do të vihet nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi. Fili ka nënshkruar një kontratë për dy vitet e ardhshme në Korçë, ndërsa prezantimi i tij do të bëhet sot pasdite në ambientet e klubit. Hapat e parë në futbollin profesionist fieraku i hodhi te Apolonia, ku luajti për katër sezone. Forma e mirë e shfaqur me fierakët bindi drejtuesit e Partizanit për ta afruar në skuadër duke nënshkruar një kontratë afatagjate. Në sezonin e parë ai tregoi një nivel të lartë me “Demat e Kuq”, duke shënuar 3 gola në 11 ndeshje në kampionat.

Më pas për shkak edhe të karakterit të tij ai pati probleme me stafin teknik, ndërsa shpesh është cilësuar si rebeli i Partizanit. Në janar të këtij viti 22-vjeçari u largua nga Partizani për t’u bërë pjesë e Kamzës, ku grumbulloi 17 ndeshje dhe dy gola. Me përfundimin e kampionatit Fili ishte një futbollist i lirë, në drejtim të tij ofertat nuk munguan, megjithatë sëbashku me agjentin ai vendosi për t’u bërë pjesë e Skënderbeut. Pavarësisht ndryshimeve të shumta që ka patur në këtë sezon, bardhekuqtë sërish janë një ekip kompetitiv dhe objektivat janë të qartë: titulli kampion dhe Kupa e Shqipërisë. Në sezonin e fundit Skënderbeu ka afruar shumë lojtarë nga Partizani, dhe të gjithë kanë treguar një nivel të lartë. Tani është radha e Filit për të treguar vlerat e tij.

Related posts

PLAS TEK VLLAZNIA/ Stafi eviton përleshjen fizike të 2 futbollistëve. Ja prapaskenat e konfliktit…

Delo.autor

PRAPASKENAT E BISEDIMEVE MES KLUBIT DHE “PLESHTIT”/ Messi-Barcelona, si u arrit marrëveshja e shekullit

Delo.autor

Punimet në “Arenën Kombëtare”, pamja aktuale e stadiumit 8 muaj para se të hapë dyert (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment