Futboll Shqipëri Sport

“NDESHJET E NATIONS LEAGUE NUK I MARRIM SI MIQËSORE”/ Gjimshiti: Uzuni dhe Balaj po bëjnë mirë, do shënojmë

Futbollisti i Shqipërisë Berat Gjimshti është i bindur që sulmuesit e Shqipërisë do të zhbllokohen në dy ndeshjet e fazës së parë të Ligës së Kombeve me Kazakistanin dhe Bjellorusinë. Përpara mediave, ku doli së bashku me Ramën Çepelen, mbrojtësi i Atalantës vlerësoi dy shokët e ekipit Bekim Balajn dhe Myrto Uzunin.

Ndër të tjera, Gjimshti shtoi se nuk i konsideron këto ndeshje si miqësore.

“Besimi për rezultate pozitive – Besimi është i madh te të gjithë. E dimë që kemi cilësi te shumë futbollistë, si të rinj dhe ata me eksperiencë. Mund të marrim maksimumin nëse bëjmë dy ndeshje të mira dhe ashtu si i organizojmë për të fituar ndeshjet.

Atalanta – Më ka ndihmuar, ajo shikohet dhe në fushë. E rëndësishmë është të luash sa më shumë sepse ato minuta në fushë të japin eskperiencë. Edhe nëse bën gabime, apo nuk e ke në mend të ndihmon të shikosh përpara.Trajneri dueht t’u japë besimin lojtarëve. Më ka ndihmuar shumë në këto 2 vite. Liga e Kampioneve të rrit nivelin.

Liga e Kombeve – E vlerësojmë më shumë se një miqësore. Më para kanë qenë miqësorëe, tani janë një lloj rasti për të shkuar në Europian dhe Botëror. Ne i marrim seriozë. Për ne janë të rëndësishme.

Sulmi i bllokuar – Sulmuesit tanë fitojnë lojën. Mbrojtja fiton kupën dhe kampionatin. Sulmuesit që kanë vetbesim mbase zhbllokohen. Edhe em Kosovën ishte miqësore, porn ë fazën miqësore bëmë mirë në fazën sulmuese. Në stërvitje po bëjnë shumë mirë Uzuni me Balajn. Do të shënojnë në këto ndeshje.

Çfarë duhet të shmangë kombëtarja – Gabimi që s’duhet të bëjmë janë që të mos nënvlerësojmë kundërshtarin. Kazakistani ka cilësi, është ekip i rrezikshëm në kundërsulme. Dalin shpejt. Aty duhet të kemi kujdes. Me cilësitë që kemi, besoj do t’i mundim”, deklaroi mbrojtësi i Shqipërisë Berat Gjimshiti.

Related posts

VAN DE BEEK DEL HAPUR/ Konfirmon lidhjen me vajzën e Denis Bergkamp (FOTO)

Delo.autor

LARGIMI NGA ROMA NË FUND TË SEZONIT/ De Rossi reagon për vendimin: Kam marrë mbi 500 mesazhe…

Delo.autor

NEYMAR NIS NJË LIDHJE TË RE/ Njihuni me partneren e yllit brazilian që po “TËRBON” fansat me format e saj BOMBASTIKE (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment