Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ PSG mposht me “MANITA” Basaksehir dhe fiton grupin, Neymar shkruan historinë

Paris Saint-Germain ka fituar bindshëm 5-1 ndeshjen kundër Basaksehir, që do të mbahet mend në historinë e futbollit për fyerjen raciste të arbitrit të katërt.

Një fyerje që bëri xhiron e botës dhe që solli shtyrjen e ndeshjes për ditën e sotme.

Ka qenë një sfidë pa histori ajo e luajtur në Paris, me vendasit që kanë dominuar nga minuta e parë deri tek e fundit, siç e tregon edhe rezultati.

Protagonist absolut i takimit ka qenë Neymar, autor i tre golave.

Neymar është bërë lojtari i parë në historinë e Kupës së Kampionëve/Champions League që shënon 20 gola për dy skuadra të ndryshme (Barcelona dhe PSG).

Dy golat e tjerë janë shënuar nga Mbappe, që është zhbllokuar më në fund në Champions pas 364 ditësh. Goli i fundit i realizuar nga francezi në kompeticion ka qenë në fazën me grupe të edicionit të kaluar, në fitoren 5-0 kundër Galatasaray.

PSG , që e kishte siguruar kualifikimin në 1/8-at që ditën e djeshme falë fitores së Leipzig kundër Manchester United, e ka mbyllur Grupin H me 12 pikë.

Related posts

“KY KLUB ËSHTË SI REAL MADRID”/ Mesfushori Ozil del hapur për Fenerbahçen, “fantazisti” duket më afër Turqisë

Delo.autor

PASI ARRITI AFRIME CILËSORE/ Partizani nxjerr në merkato tre lojtarë “Big”, ja emrat

Delo.autor

TRONDITET KOMBËTARJA SHQIPTARE/ Dy lojtarë rezultojnë pozitiv me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment