Futboll Seria A Sport

“NE DUAM TË KEMI NJË STADIUM TË PËRSHTATSHËM”/ Gazidis: Sukseset e një klubi nuk ndërtohen vetëm me lojtarë të rinj

Administratori i Deleguar i Milanit, Ivan Gazidhis ka folur në mikrofonat e “DAZN” për projektet e së ardhmes të Milanit, idetë e qarta, stadiumin modern që pritet t’i shtohet qytetit të Milanos por edhe për Fair Play-n Financiar:

Idetë e klubit – “Vizioni ynë nuk është ende kaq i përhapur në Itali por mund të çojë në rezultate të mëdha, ne duhet të besojmë fuqimisht në të dhe pastaj gjithçka mund të bëhet e mundur. Ne do të duhet të mësojmë nga gabimet që ekzistojnë dhe do të jemi atje, duke qëndruar të bashkuar, duke ndarë një projekt të përbashkët për të mbetur gjithmonë Milan. Ne u kërkuam tifozëve tanë të ishin të durueshëm dhe të besonin në projektin tonë për të cilin po punojmë. Në fillim nuk ishte e lehtë, por tani të gjithë kanë filluar të shohin drejtimin që duam të shkojmë.”

Të rinjtë dhe ekuilibri i skuadrës – “Sukseset e një klubi nuk ndërtohen vetëm me lojtarë të rinj, ata gjithashtu kanë nevojë për elementë të përvojës, si në fushë ashtu edhe në menaxhim. Tek lojtarët tanë më të rinj ne njohim aftësinë dhe talentin për të luajtur në futbollin modern, por nuk duhet të nënvlerësoni karakterin dhe personalitetin e tyre. Mendoni për Romanjolin dhe Donarumën, ata kanë udhëheqje dhe përvojë pavarësisht moshës së tyre. Tek Milani ka shumë udhëheqës, kjo është një vlerë unike që nuk duhet humbur.”

Projektet e klubit – “Në terma afatshkurtër ne duam të vazhdojmë të zhvillojmë ambjentin sportiv, ne duam të rrisim të ardhurat, përmes rezultateve sportive, sponsorizimeve. Stadiumi i ri do të ketë një rëndësi thelbësore për të ardhmen. Nëse duam të jemi një klub modern dhe i suksesshëm, ne kemi nevojë për një stadium të përshtatshëm për nevojat tona. Një që mund të përqafojë të gjitha larmitë dhe të përfshijë të gjithë tifozët tanë, sot dhe nesër. Stadiumi i ri do të jetë gjithashtu thelbësor për evolucionin e qytetit të Milanos, për të gjithë milanezët, jo vetëm tifozët e Milanit.”

Fair Play Financiar – “Fair Play Financiar është një mjet për t’i dhënë futbollit më shumë qëndrueshmëri financiare, nëse COVID-19 do të na kishte goditur përpara Fair Play-t Financiar kur futbolli pësoi humbje të mëdha ekonomike, situata aktuale do të ishte edhe më serioze. Ndoshta ka ardhur koha për ta përshtatur dhe rishikuar atë, sfida të reja me të cilat do të përballet futbolli në vitet e ardhshme.”, përfundon Administratori i Deleguar i Milanit, Ivan Gazidhis.

Related posts

Bayern nuk di të ndalet, fiton edhe ndaj Leverkusen

Q.Autor

SHKËLQEU NË LIGUE 1/ Arsenal dhe Man City në garë për talentin e Monacos

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ UEFA njofton se nuk do të marrë masa ndaj Sergio Ramos

Sadik.Autor

Leave a Comment