Futboll La Liga Sport

NGA KAKA TEK EDEN HAZARD/ Njihuni me yjet që kanë dështuar tek Reak Madrid

Eden Hazard nuk është i pari, por nuk do të jetë as i fundit futbollist që transferohet me shumë pritshmnëri dhe në fund zhgënjen. Te Reali i Madridit lista është e gjatë, por belgu ka shanse që të ndryshojë këtë ecuri.

EDEN HAZARD – Transferimi i tij në Madrid u bë në formë të jashtëzakonshme. Në shtëpinë madrilene vinte një nga yjet e momentit. Ishte kampion te Çelsi dhe një nga më të mirët në Premier Ligë. Pikërisht ai që kërkonte Reali. Zidan e donte patjetër në skuadër dhe mendohej si futbollisti perfekt, por që nga momenti kur erdhi ka zhgënjyer. Shumë dëmtime dhe probleme, të cilat nuk e kanë lënë të tregojë vlerat.

ARJEN ROBEN – Prej shumë vitesh ka qenë objektiv për Realin dhe në vitin 2007 më në fund u transferua në Madrid. Kurrë nuk arriti që të shkëlqente dhe të bëhej futbollisti që prisnin të gjithë. Karriera e tij u shoqërua me dëmtime të njëpasnjëshme dhe u konfirmua si futbollisti me këmbë kristali. Kualiteti dhe vendosmëria e tij nuk vihet kurrë në diskutim, por dëmtimet nuk e lanë. Te Bajerni bëri një karrierë të shkëlqyer.

RIKARDO KAKA – Edhe ai ishte një nga yjet e dëshiruara në dekadat e fundit për madrilenët, por rendimenti i tij ishte shumë larg asaj që tregoi me Milanin. Reali bëri një sforco të madhe për Kakanë, megjithatë shifrat e tij sportive ishin larg pritshmërive. Kurrë nuk arriti që të shkëlqente dhe të bëhej lider i skuadrës madrilene, edhe pse në disa momente i mahniti të gjithë. Por, Riki Kaka filloi të zbehej dhe të “firmoste” rënien e karrierës së tij duke u rikthyer sërish në Milano.

HAMES RODRIGEZ – Një transferim që shkëlqeu vetëm në sezonin e tij të parë. Botërori i vitit 2014 ishte fantastik për të dhe kolumbiani në Madrid shkëlqeu vetëm në sezonin e parë. Por, pas disa sezonesh “gri” te Reali, u transferua si huazim te Bajerni dhe tani në verë u largua përfundimisht drejt Evertonit. Raporti i tij me Ançelotin ka qenë i shkëlqyer dhe trajneri italian ka marrë gjithmonë më të mirën nga Hames.

HUNTERLAR – Klas Jan Huntelar ishte një nga perlat e dekadave të fundit të futbollit holandez. Transferimi i tij në Madrid ishte një hap i madh për karrierën e tij sportive. Po shkëlqente në Holandë, por La Liga ishte një “bast” për të dhe ndoshta nuk shkëlqente. Për fat të keq ndodhi. Qëndroi vetëm një sezon dhe zhgënjeu.

SHNAJDER – Reali firmosi me një nga lojtarët e momentit, por rendimenti i tij ishte shumë larg pritshmërive. Nuk bindi kurrë, pavarësisht se kishte shumë talent. Problemet familjare nuk e ndihmuan aspak që të tregonte veten në Madrid, por e bëri në vitin 2010 kur u transferua tek Interi dhe ishte një nga mesfushorët më të mirë në botë. Dështimi i tij në Madrid vazhdon të jetë ende mister.

ROBINJO – Një nga lojtarët që doli nga fabrika e talenteve të Brazilit. Konsiderohej si Peleja i ri, por presioni i madh nuk e la që të shkëlqente me fanellën madrilene. U influencua nga shumë gjëra jashtë futbollit dhe nuk u bë ylli që shpresonin në Madrid. Antonio Kasano – Në ato vite konsiderohej si një nga sulmuesit më të mirë në Europë dhe një yll i futbollit italian. U largua nga Roma mes polemikash dhe shkoi në Madrid me idenë për të qenë sulmuesi potent i futbollit europian, por aventura e tij në “Santiago Bernabeu” ishte thjesht e dështuar. Karakteri i tij i vështirë bëri që të largohej shumë shpejt pa lënë gjurmë.

Related posts

Modic ka një lajm të keq për Milanin

Sadik.Autor

GOLI “FANTAZËM” I CR7 NDAJ SERBISË/ Arbitri: I kërkova falje Ronaldos, kur e pashë rastin në dhomat e zhveshjes…

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT E MERKATOS NË 2014/ Mesfushori Kroos: Ja si u përpoq të më joshte Luis Suarez…

Delo.autor

Leave a Comment