Futboll Seria A Sport

NË KËRKIM TË SPONSORIT TË RI/ Pronari i Inter në bisedime me gjigandët…

Që Interi këtë sezon do të përfundojë kontratën me sponsorin historik ʺPirelliʺ, i cili është sponsor i zikaltërve prej 20 vitesh, është e ditur prej kohësh. Në fakt këto kohë pritet konfirmimi për firmosjen e një parakontrate me sponsorin e ri, që të jetë i gatshëm të derdhë shuma të majme tek arkat e klubit zikaltër sezon pas sezoni.

Sipas mediave italiane dhe kineze, thuhet se pas interesimeve të gjigandëve të ʺSamsungʺ dhe ʺHisenseʺ, aktualisht në ʺpole positionʺ rikthehet emri i sponsorit ʺEvergrandeʺ nga i cili është dhe sponsor i klubit rival të familjes Zhang të Zhiangsu Suning në Superligën kineze, Guangzhu Evergrande.

Raportet bashkëpunuese midis kompanisë ʺSuningʺ të pronarit të Interit, Zhindong Zhang dhe ʺEvergrandeʺ janë prej kohësh pozitive, dhe janë të gatshëm të vendosin tek fanela e Interit, një nga ʺbrandʺ-et më të fuqishme në planet.

Related posts

PROBLEME TË MËDHA PËR ÇELSIN NË CHAMPIONS/ Detyrohet të luajë në stadium neutral nga UEFA për shkak të rregullores

F.autor

E FUNDIT/ Luis Suarez ka vendosur ekipin e sezonit tjetër. Takim me drejtuesit e Barcelonës

Delo.autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Juventus në sulm për yllin e Serisë A, ofron dy lojtarë në këmbim

Delo.autor

Leave a Comment