Futboll Sport

“ZVICRA ËSHTË EKIP I FORTË”/ Luis Enrique: Spanja ime do të luftojë për trofe, lojtarëve i kam thënë që…

Luis Enrike është i bindur se Spanja e tij do të luftojë për të fituar trofe të rëndësishëm, por deri në këtë moment ka nevojë për t’u rritur si kombëtare. Ai e vlerësoi Zvicrën si një nga kombëtaret më të forta në Europë.

ZVICRA – “Është një skuadër që sulmon dhe do të jetë një ndeshje si ajo e para. Janë ekip i fortë në aspektin kolektiv dhe një nga më të mirat në Europë. Punojnë shumë. Unë nuk kam parë statistikat, por shoh se çfarë bëjnë në fushën e lojës. Janë në vendin e katërt në grup, por mund të dalin edhe të parët. Nuk është vlerësim fakti që nuk fitojnë ndeshje. Unë i shoh gjërat me syrin e trajnerit”.

FIFA – “Unë ua kam thënë futbollistëve që duhet të vuajmë, por Spanja është një kombëtare e madhe dhe duhet të luftojë për tituj. Duke grumbulluar rezultate pozitive fitojmë më shumë besim. Por ne do të vlerësohemi gjithmonë për atë që bëjmë në kompeticionet e rëndësishme”.

SKEMA – “Ne luajmë me modulin 4-4-3 por pozicionimi ndryshon gjatë ndeshjes. Të gjitha skemat kanë avantazhe dhe disavantazhe, prandaj na duhet që të përshtatemi gjatë ndeshjes”.

SULMUESI – “Varet nga forma e lojtarëve, e rivalit, nga ideja për futbollin. Varet nga çfarë lojtarësh do të kemi në dispozicion për një ndeshje. Nuk e mbyll derën për asgjë, as për një numër 9 fals, apo një 9 pykë”.

NDESHJET – “Kam vendosur që të bëjmë presing larg në mënyrë që të marrim sa më shpejt topin dhe ta kontrollojmë atë. E di që mund të lëmë edhe shumë hapësira, por kemi armët e duhura për ta evituar. Spanja po rritet nga ndeshja në ndeshje”.

Related posts

ARRIHET AKORDI/ Eros Grezda zyrtarizohet në klubin e ri. Sulmuesi ndryshon edhe numrin e fanellës

Delo.autor

NAPOLI/ McTominay: Ndryshon shumë Serie A me Premier League, ky është sulmuesi më i fortë që jam përballur

F.autor

NUK E DINIMIN/ MODRIC nuk është UNIK, në KROACI janë edhe 23 të tjerë

Isa.Autor

Leave a Comment