Futboll Shqipëri Sport

“NUK DUHET TA LËMË VETEN NË DËSHIRË”/ Berisha: Pritja e penalltisë së Denisit? I studioj gjithmonë kundërshtarët

Portieri i Shqipërisë Etrit Berisha deklaroi se e kishte mënyrën se si lojtari i Rexhinës Denis godiste penalltitë duke arritur t’i frenonte goditjen në fitoren 0-1 të SPAL-it.

“Fituam një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj një ekipi të fortë në aspektin fizik. E nisëm mirë duke vazhduar lojën e mirë gjatë pjesës së parë, por rrezikuam shumë pak. Rexhina na vendosi në vështirësi në pjesën e dytë duke përfituar nga topat e humbur nga në sulm. Duhet të jemi më të vendimtarë dhe të mos e lejojmë veten në mëshirën e fatit. Në tërësi, ishim të qetë, përveç se në momentin e penalltisë. A e kam studiuar Denisin? Po, bëj kështu me të gjitha kundërshtarët. Jam i kënaqur me rezultatin dhe për shokët e skuadrës. Falenderoj trajnerin e portirëve sepse punon në detaje gjatë javës me ne duke na ndihmuar të rrisim cilësinë. Po flasim për një sukses thelbësor dhe duhet të kthehemi në Serinë A, por duhet të bëjmë më tepër”, deklaroi Etrit Berisha pas fitores ndaj Rexhinës në Serinë B.

Related posts

PLAS TEK LIVERPOOLI/ SALAH NUK FESTON golin e Firminos, ekspertët mendojnë se…

Isa.Autor

DEL KUNDËR FIFA-S DHE UEFA-S PËR SUPER LEAGUE/ Mbrojtësi i Juventus: Duhet ta shpëtojmë futbollin…

Delo.autor

Spekulimet për largimin e Hazard, Chelsea kundërpërgjigjet duke i ofruar rinovimin

Q.Autor

Leave a Comment