Futboll Kategoria Superiore Sport

AXHENDA E SUPERIORES/ Java e 18 luhet në 2 ditë, ja oraret e të gjitha sfidave

Të martën e datës 21 janar do të rifillojë Kategoria Superiore, teksa do të luhen 3 sfidat e vlefshme për javën e 18-të.

Vllaznia-Flamurtari do të jetë sfida që do të ngrejë siparin e fazës së tretë. Ky takim është planifikuar të zhvillohet në orën 14:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. Pasditja e 21 janarit do të kulmojë me 2 supersfida. Bëhet fjalë për përballjen mes Skënderbeut dhe Partizanit si dhe ajo mes Teutës dhe Laçit.

Kjo javë e 18-të, do të përmbyllet ditën e mërkurë, pra në 22 janar, ku janë planifikuar të zhvillohen edhe 2 sfidat e tjera, ajo mes Luftëtarit dhe Kukësit, që do të startojë në orën 14:00, si dhe Tirana-Bylisi, që do të zhvillohet në orën 17:00, në “Selman Stërmasi”. Kjo do të jetë dhe sfida që do të ulë siparin e javës së 18-të.

TË MARTËN, 21 JANAR 

Vllaznia-Flamurtari 14:00

Skënderbeu-Partizani 17:00

Teuta-Laçi 17:00

TË MËRKURËN, 22 JANAR 

Luftëtari-Kukësi 14:00

Tirana-Bylisi 17:00

Related posts

MESSI I PAARRITSHËM/ Reduktohet gara për “Këpucën e Artë”

Delo.autor

PIATEK KËRKON LARGIMIN/ Ja kushti i vetëm që Milan vendos për “pistoletën” polake

Delo.autor

MOVIOLA INTER-JUVENTUS/ “OK” penalltia e bardhezinjve, Inzagi e meritoi kartonin e kuq (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment