Futboll Sport

PAMJET/ Maradonës i jepet lamtumira e fundit, tifozët shpërfillin COVID për “El pibe de oro”

Pas tronditjes dhe dhimbjes, tani mbetet vetëm kujtesa: vdekja e Diego Armando Maradonës ka tronditur botën e futbollit por jo vetëm. Shtëpia e homazheve u ngrit në Casa Rosada, pallati presidencial i Argjentinës, në Buenos Aires ku tifozë të shumtë u dyndën në lamtumirën e fundit me heroin e tyre. Ndërkohë, rezultatet paraprake të autopsisë flasin për “insuficiencë akute të zemrës” si shkakun e vdekjes.

Familja dhe miqtë e ngushtë të Diegos kishin akses për të qëndrua në Casa Rosada që në agim. Të pranishëm midis të tjerëve ishin Carlos Tevez, Martin Palermo dhe Guillermo Coppola, si dhe kampionët e botës në Meksikë ’86. Diego Armando Maradona Junior, i shtruar në spital për Covid-19, mbeti në Itali. Victor Galindez, masazhatori historik i ekipit kombëtar, gjithashtu i dha lamtumirën e fundit Maradona. Ish portieri Sergio Goycochea, ishte një nga të parët që arriti në morg.

Duke përfaqësuar Boca Juniors, arritën Carlos Tevez dhe Ramon Abila. Xeneizes ishin kthyer në Buenos Aires disa orë më parë pas shtyrjes së ndeshjes së Copa Libertadores me Internacional de Porto Alegre. Nuk kishte ndonjë kërkesë të veçantë nga familja, përveç dëshirës për të vendosur një flamur argjentinas afër ose mbi arkivol.

VIDEO

Related posts

Idhulli i tifozëve kundër Moratti-t: Nuk vlen asgjë

Isa.Autor

Deschamps: Jam krenar, tani jemi në majën e botës për katër vite

Isa.Autor

Dopieta e parë me Milanin, Kessie: Mos më krahasoni me Gattuson, ai është…

Q.Autor

Leave a Comment