Futboll Premier League Sport

“PIRLO? MË MIRË TË DIGJET ME IDETË E TIJ”/ Ancelotti: Milan ende larg Inter dhe Juventus

Nga trajner me përvojën e tij mund të presësh komente për çdokënd në botën e futbollit. I ftuar në emisionin “Tiki Taka”, trajneri i Evertonit ka bërë një skaner të Serisë A.

Ta fillojmë me Pirlon, si mendoni?

Andrea nuk ka nevojë për këshilla, por unë një dua t’ia jap: Të mos dëgjojë askënd edhe nëse do e pësojë. Është më mirë që dikush të digjet duket besuar në idetë e tij.

Si mund ta menaxhojë Ronaldon?

Nuk më ka ndodhur kurrë që t’i thosha Kristianos që dikush tjetër ishte më i mirë. Kjo, sepse është më i zoti nga të gjithë e nuk duhet të jesh shkencëtar për ta kuptuar.

A mund t’i konkurrojë Napoli i Gatuzos?

Rino ka karakter dhe përvojë. E prisja që të bënte një punë të mirë sepse i ka cilësitë për t’ia dalë mbanë. Unë e kam provuar stolin e Juves dhe të Napolit, por sido që të ecë një karrierë, duhet parë gjithmonë përpara. Jeta ka gjëra shumë më të rëndësishme se futbolli, sidomos në këto ditë të vështira.

Pra, nuk mendoni të ktheheni në Itali?

Jam pak i moshuar, por nuk i dihet. Në jetën time askush nuk ka qenë i ashpër me mua, as babai e aq më pak trajnerët që kam pasur. Nëse një president më kërkon që të jem i ashpër, ka ngatërruar adresë.

Si e shpjegoni rendimentin e Ibrahimoviçit?

Kur shkoi të luante në Amerikë, mendova se po bëhej gati të largohej nga futbolli, por shënoi shumë e vendosi të kthehej në Itali. Edhe këtë herë mendova se po bënte gati tërheqjen, por po e shohim duke shënuar çdo të diel. Është i pavdekshëm, ashtu si Ronaldo. Ata nuk po luajnë, por po shënojnë çdo javë e kjo nuk është aq e lehtë.

E donit Ibrën te Napoli?

Pyeteni vetë. Ndërkohë, mund të them se një lojtar që më ka ngelur peng që nuk e kam stërvitur është Françesko Toti.

A mund të besojë Milani te titulli?

Milani ka bërë hapa të mëdhenj përpara, megjithatë i mungon ende diçka për të qenë në nivelin e Juventusit apo Interit. Gjithsesi, të mos harrojmë se është një sezon i vështirë për të gjithë në Europë dhe rezultatet janë të habitshme. Nëse në krye të renditjeve janë ekipe që askush nuk i priste, atëherë them se mund të ndodhë gjithçka.

Si ndikon shkarkimi në jetën e një trajneri?

Është pjesë e profesionit dhe jo një shkarkim. Kur gjërat nuk ecin siç pritet, largimi është zgjedhja e duhur. Gjërat nuk bëhen me detyrim dhe ju siguroj se trajneri e merr vesh gjithmonë i fundit kur i duhet të largohet. Në 2007-ën, kur isha te Milani, përflitesha shpesh për largim, por në fund fitova Champions-in. Një trajner nuk ka përse e mendon shkarkimin sepse humb kohë, ndaj të fokusohen te puna.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Jurgen Klopp: Futbolli është një sport i drejtë!

Sadik.Autor

E pranon Dzeko, ishte afër transferimit në Chelsea: Më ka joshur shumë…

Q.Autor

DEKLARATA BEFASUESE/ “Montolivo është shumë herë më i mirë se Jorginho”

Isa.Autor

Leave a Comment