Futboll Seria A Sport

NË HOLANDË E CILËSOJNË DE LIGT I RI/ Inter dhe Milan interesohen për talentin e Ajax…

Në punë për të ardhmen. Jo vetëm Milani por edhe Interi ka hedhur sytë tek Per Shurs, mbrojtësi 21-vjeçar i Ajaksit, ku në Holandë e krahasojnë me Matijs De Ligt.

Shurs ka fizikun, teknikën, në sensin që luan me kokën lart. Në Amsterdam mbërriti në vitin 2018 nga Fortuna Sitard. Interi do të rinovojë repartin difensiv dhe emrin e tij e ka vendosur të parin në listë.

Ajaksi për momentin nuk e vlerëson shitjen e tij, por është e qartë se vitin tjetër do të jetë deçizive për të ardhmen e tij.Nëse nuk do të gjendet marrëveshja për rinovimin e kontratës, klubi nga Amsterdami duhet t’a nxjerrë në shitje për të mos e humbur me parametra zero.

Për momentin Shurs vlerësohet rreth 30 milionë euro, një çmim që në epokën e COVID-19 mund të ndryshojë ndjeshëm.

Related posts

STARKOSHA NË STOL/ Apolloni befason LAZION me një gol “ALLA ZIDANE” (VIDEO)

Isa.Autor

KUPA E BOTËS/ Balerinat ndjekin ndeshjen me 1 celular, ja VIDEO që u bë virale

Sadik.Autor

Historia mund të përsëritet, zbulohet përse Liverpool beson te fitimi i Champions (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment