Futboll Sport

“PO KRYHET NJË HETIM PËR VDEKJEN E MARADONËS”/ Miku i ngushtë i legjendës: E la veten të largohej nga kjo botë

Menaxheri i Diego Armando Maradonës, Stefano Ceci, ishte një nga miqtë më të ngushtë të legjendës së futbollit. Ai ka folur për radion Kiss Kiss në Itali dhe ka treguar se argjentinasi po vuante duke qenë shumë vetëm.

“Po kryhet një hetim në lidhje me vdekjen e Maradonës. Diego ka qenë gjithmonë i vetmuar, njerëzit rrallë mendonin për të. Diego pushoi së qenuri Diego që në moshën 17-vjeçare.

“Ai ishte një person i brishtë, plot pasiguri, i përulur dhe me një zemër të madhe. Kam kujtime të mrekullueshme me të, janë mbi 20 vite që e njihja nga afër. Kohët e fundit e la veten pas dore, fizikisht dhe mendërisht.

“Mendoj se Diego ishte lodhur, e la vetën të vdiste, i kishte humbur dëshira për të jetuar. Kaosi familjar që e rrethonte nënkuptonte që Diego nuk kishte kurrë paqe të vërtetë.

“Edhe tani që vdiq, familjarët e tij po i shqyejnë flokët njëri-tjetrit. Të paktën, tani mund të jetë me ata që i dashuronte më shumë se të gjithë: prindërit e tij. Tani Diego ndodhet në paqe“, – deklaron Stefano Ceci.

Related posts

ËSHTË MË I SHPEJTË SE RONALDO/ Ja cili është objektivi i fundit për ROMËN në merkato

Isa.Autor

YLLI BELG BËN MBROJTËSIN PËR SHAKHTAR/ Shikoni si i mohoi Interit golin dhe i eliminoi nga Champions (VIDEO)

Delo.autor

“DJALLI” ME DY MUNGESA TË MËDHA NDAJ BOLOGNAS/ Pioli: Ibra dhe Giroud do të luajnë bashkë vetëm kur të…

Delo.autor

Leave a Comment