Futboll Premier League Sport

PLAS NJË DEBAT MES DY ISH-SHOKËSH EKIPI/ Neville e quajti të pasuksesshëm, ja si kundërpërgjigjet Solskjaer…

Te Manchester United së fundmi ka plasur një debat mes dy ish-shokësh ekipi, siç janë Gary Neville dhe Ole Gunnar Solskjaer, i cili mban edhe postin e trajnerit të ekipit. Ish-kapiteni Neville e quajti së fundmi Solskjaer si të pasuksesshëm për shkak se nuk ka fituar asnjë trofe dhe renditet i dyti në Premier League.

Solskjaer duket se nuk ia ka përtuar dhe ditën e sotme ka reaguar menjëherë duke u shprehur se progresin dhe suksesin e tregojnë pikët, që në krahasim me vitin e shkuar janë më shumë. Gjithashtu, norvegjezi ka deklaruat se trofeu mund të ketë shumë faktore prapa, ndërsa pozicioni në kampionat tregon progresin e vërtetë.

“Kemi 12 pikë më shumë nga e njëjta periudhë e sezonit në krahasim me një vit më parë. Trofeu mund të fshehë shumë faktorë të ndryshëm nga çfarë po ndodh në të vërtetë. Pozicioni në kampionat dhe pikët tregojnë progresin e vërtetë të ekipit”, ka përfunduar Solskjaer.

Related posts

“The Best”/ NUK KA DYSHIME: MODRIC shpallet lojtari më i mirë i vitit (VIDEO)

Isa.Autor

NUK HEQ DORË NGA SUPER LIGA/ Milan: Ndryshimi nuk është i lehtë, por evolucioni…

Delo.autor

FIFA: Ky është lojtari i ndeshjes Uruguai – Arabia Saudite

Isa.Autor

Leave a Comment