Futboll Premier League Sport

“QYTETARËT” I MBYLLIN DERËN YLLIT BELG/ De Bruyne drejt rinovimit 5-vjeçar me Manchester City, ja shfira “faraonike”…

Manchester City, me avokatët e tij, po finalizon detajet e fundit të kontratës së re të Kevin De Bruyne. Shifrat janë faraonike: 20 milionë euro neto në një sezon, për pesë vite. Belgu arriti te “qytetarët” më 2016, duke kushtuar 76 milionë euro. Ky ishte “biznesi” më fitimprurës në historinë e Wolfsburgut. Në fakt, mesfushori u zbulua dhe pastaj u injorua nga Chelsea; një gabim vlerësimi që Abramovich nuk ua ka falur kurrë bashkëpunëtorëve të tij. De Bruyne është 29 vjeç. Ai ka shënuar 58 gola, ka dhënë 96 asiste në 232 ndeshje për Manchester City. Asnjëherë nuk vlerësoi oferta të tjera, në të kaluarën e mbylli derën edhe përpara presionit të Real Madridit.

De Bruyne nuk ka një menaxher. Ish-përfaqësuesi i tij ligjor, Patrick De Koster, u arrestua në gusht me akuzat e mashtrimit financiar. Ai po e ndjek vetë fazën e fundit të negociatave me klubin. Pas fitores së Belgjikës ndaj Anglisë, belgu konfirmoi se nënshkrimi ishte në rrugë e sipër: “Në Manchester jam i lumtur. Unë jam në një klub të pasur, i drejtuar nga pronarë të shkëlqyeshëm. Rinovimi? Jam duke u kujdesur për operacionin vetë, pa konsulentë. Kur dëshiron të qëndrosh në një vend, nuk është aq e vështirë të gjesh një marrëveshje”.

Related posts

DEPORTIVO MUND MALAGAN ME “POKER”/ Vetëm një mrekulli mund të shpëtojë Baren me shokë

F.autor

RRËFEN PRAPASKENAT/ Bale: Ja asyeja pse nuk flas me Zidane që nga ai moment

Delo.autor

Mbyllet gjithçka në “paqe” në ndeshjen Hertha Berlin – Dortmund

Q.Autor

Leave a Comment