Futboll La Liga Sport

REAL MADRID MES DËMTIMEVE DHE COVID-19/ Zidane: Moment delikat para sfidës me Valencia

Zidane u shfaq para mediave, pas pengesave të vështira, të krijuara së fundi, ku Hazard dhe Casemiro dolën pozitivë me koronavirus. Këto dy lojtarë themelorë nuk do t’i ketë gati për vizitën gjithmonë delikate në “Mestalla”, nesër. Dy mungesa që do ta detyrojnë atë të retushojë formacionin, të cilin e kishte në mendje për t’u përballur me Valencia.

Hazard dhe Casemiro – “Ata janë mirë, megjithëse jo të lumtur për atë që ka ndodhur. Emocionalisht dhe fizikisht janë mirë. Unë u dërgova atyre një mesazh dhe do të flas më vonë. Kjo mund të ndodhë, duhet ta pranoni”.

Konfuzioni – “Kjo ndodh, mund të jetë edhe më keq. Ajo që duhet të bësh është ta pranosh dhe të vazhdosh me ekipin, sepse forca është në grup. Ka gjëra më të këqija, sepse ka njerëz që kalojnë një situatë më kritike. Por është pak shqetësuese, sepse sot trajnimi ka qenë shumë ndryshe nga dita e një feste”.

Ramos, mbrojtësi më i mirë – “Ai është një prej tyre, natyrisht. Çfarë ka bërë, çfarë është, çfarë ka treguar te Real Madridi flasin vetë. Unë mendoj se është më i miri, por ka shumë mendime”.

Ndryshimet në formacion – “Ne jemi mjaftueshëm për të luajtur dhe do ta përgatisim ndeshjen shumë mirë. Duam të luajmë një ndeshje të shkëlqyeshme kundër një kundërshtari shumë të vështirë”.

Hazard – “Ai është i fortë, e di se po kalon një moment delikat, por shpirtërisht ndihet mirë”.

Situata e Isco – “Ajo që Isco duhet të bëjë është të vazhdojë të punojë. Të tjerat nuk janë problemi i Isco, por i trajnerit. Ai duhet të vazhdojë dhe të bëjë atë që bën. Duhet të vazhdojë të demonstrojë se është një lojtar i shkëlqyeshëm. Nuk do ta fsheh se nuk ka luajtur shumë. Unë duhet të zgjedh. Është e vërtetë që nuk e kam zgjedhur atë kohët e fundit”.

Reagimi i ekipit pas mini-krizës – “Kur përballen me situata të komplikuara dhe të vështira, këto lojtarë na çojnë përpara. Ka qenë gjithmonë kështu. Ka momente të komplikuara në një sezon, edhe lojtarët janë njerëz. Të gjithë janë të përkushtuar dhe duan të bëjnë mirë. Reagimi ka qenë i mirë, besoj te të gjithë lojtarët e mi”.

Modric – “Ai është një lojtar shembullor, shumë i rëndësishëm për ekipin, por siç thashë, duhet të zgjedh në secilën ndeshje”.

Odegaard – “Do të jetë në listë për Valencia dhe ndihet shumë më mirë. Kombëtarja mund ta marrë atë, dhe do ta marrë, pavarësisht nëse më pëlqen mua apo jo. E rëndësishme është që të kthehet 100 për qind. Ai është shumë më mire tani”.

Related posts

BAYERN MUNICH E KËRKON NË STOL/ Ja vendimi që merr Allegri për të ardhmen e tij

Delo.autor

MERRET VENDIMI PËRFUNDIMTAR/ Partizani zgjedh trajnerin e ri

F.autor

NUK PASKA FAJ/ Toples dhe në superformë, ja bukuroshja që frymëzon Piatek (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment