Futboll Shqipëri Sport

REJA ME DHIMBJE KOKE/ Sulmuesi tjetër i Kombëtares rezulton pozitiv me koronavirus

Florian Kamberit i duhet të presë akoma për të luajtur me fanellën e Kombëtares. Sulmuesi, prej të cilit pritet shumë, nuk do të jetë gati për tu grumbulluar me Kombëtaren as për ndeshjet e nëntorit.

Shkak për këtë bëhet, se sulmuesi ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Pas tamponëve të kryera së fundmi te skuadra zvicerane e St Galenit, është zbuluar se Kamberi ishte pozitiv.

Pas kësaj, lojtari është futur menjëherë në karantinë dhe do të qëndrojë aty deri sa t’i largohet virusi. Mesa duket Kamberin po e ndjek fati i keq dhe po ia bën të pamundur të luajë me Kombëtaren, duke parë se  është hera e disatë që sulmuesi nuk arrin të debutojë dot me Shqipërinë.

Një hall më vete ky edhe për trajnerin Reja, që në grumbullimin e javës së ardhshme, duhet të përballet me mungesa të shumta, ku Uzuni është me Koronavirus, Roshi, Dermaku dhe Bare vuajnë dëmtimet, por mund të mungojnë edhe Gjasula e Ramadani për shkak të rregullave shtrënguese prej “COVID-19”.

Related posts

NJË VES QË KA PREKUR MILIONA NJERËZ NË BOTË/ Njihuni me futbollistët kumarxhinj

Delo.autor

KORONAVIRUSI PREK NATIONS LEAGUE/ Lojtarët në karantinë për 2 javë, Maqedonia e Veriut i kërkon UEFA-s shtyrjen e ndeshjes me…

Delo.autor

Real Madrid dhe Barcelona duel për talentin e Schalke 04

Sadik.Autor

Leave a Comment