Futboll Premier League Sport

“RINOVOVA KONTRATËN ME MANCHESTER CITY-N PËR SHUMË ARSYE”/ Guardiola: Dua që Messi ta përfundojë karrierën tek…

Pep Guardiola e ka përsëritur se dëshira e tij është që Messi ta përfundojë karrierën e tij te Barcelona, ​​por nuk e di se çfarë do t’i kalojë në kokë argjentinasit, kur ta përfundojë kontratën. Trajneri katalanas ka rinovuar deri në vitin 2023 me Manchester City dhe këtë fundjavë do të përballet me Tottenham e Mourinhos.

E ardhmja e Messi – “Ai është një lojtar i Barcelonës dhe nëse doni të dini mendimin tim, unë kam një mirënjohje të jashtëzakonshme për Barcelonën, për gjithçka që ata bënë për mua. Unë dua që ai ta përfundojë karrierën te Barcelona. K​jo është dëshira ime. Por, unë nuk e di se çfarë do të kalojë nëpër kokën e tij kur t’i përfundojë kontrata”.

Rinovimi i kontratës – “Unë jam shumë mirënjohës për mundësinë që të vazhdoj këtu. Manchester City më ka dhënë shumë gjatë viteve të fundit. Unë kam rinovuar për shumë arsye. Njëra prej tyre është për shkak të bisedave të mia me Khaldoon, skuadrën, klubin dhe si janë sjellë gjatë gjithë kësaj faze, për shembull gjatë karantinës. Nuk ka pasur asnjë pushim nga puna, të gjithë kanë mbajtur punën e tyre, madje kemi paguar edhe shpërblime për punëtorët. Kjo më ka treguar se sa i mirë është klubi në shumë aspekte. Kam vendosur të qëndroj më shumë vite këtu. Ne kemi akoma shumë për të bërë. Skuadra ka ndjenjën se jemi akoma të bashkuar. Të gjithë trajnerët e klubeve të mëdha janë për të fituar tituj, unë nuk bëj përjashtim”.

Përvjetori i Mourinhos te Tottenham – “Bilanci është shumë i mirë, si ai që ka pasur në të gjitha klubet. Nëse mbledhim katër pikët që ata humbën në pjesën e fundit të dy ndeshjeve, imagjinoni se ku do të ishin. Ata kanë qenë një ekip i jashtëzakonshëm në vitet e fundit, që kur Pochettino mori detyrën e trajnerit”.

Kthimi i publikut në stadium – “Ne duam që njerëzit të kthehen në stadiume, në restorante, në dyqane. Virusi është këtu dhe shumë njerëz po vdesin. Unë nuk e di nëse qeveria dëshiron ta marrë përsipër rrezikun e kthimit të njerëzve në stadiume. Personalisht do të doja që qeveritë të ndiqnin këshillat e mjekëve dhe shkencëtarëve”.

Related posts

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Napoli gati të “rrëmbejë” mbrojtësin Kumbulla me shifrën…

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT SUEDEZ NË DILMË/ Ibrahimovic qëndron te Milan vetëm nëse ndodh kjo gjë!

Delo.autor

Manaj prezantohet te Albasete, klubi me superlativa: Kemi marrë një…

Isa.Autor

Leave a Comment