Futboll Seria A Sport

“RONALDO MË KA NDIHMUAR SHUMË NË PËRSHTATJEN TIME”/ Surprizon Morata: Karrierën e mbyll tek…

Alvaro Morata është një nga risitë e Luis Enrikes në listën e të grumbulluarve për Spanjën. Sulmuesi i Juventusit ka dhënë një intervistë për “Marca”-n, pas rikthimit në atdhe për një rast kaq të rëndësishëm siç është kombëtarja.

Si ndiheni Alvaro?

Ekipi kombëtar ka qenë gjithmonë një objektiv për mua si edhe për çdo lojtar tjetër. Secili prej nesh punon për një mundësi të tillë e kur nuk i jepet, vuan duke parë ndeshjet nga shtëpia. Ndër të paktët trofe që më mungojnë janë pikërisht ata me Spanjën. Ndaj dua ta shijoj këtë ndeshje me Holandën.

Si është marrëdhënia juaj me Atletikon?

E kam të vështirë ta shpjegoj sepse gjithçka them, interpretohet keq. Nuk kam thënë kurrë se ndihesha keq tek Atletiko dhe kam respekt maksimal për të gjithë, duke filluar që nga trajneri Simeone. Gruaja ime nevrikoset kur shoh shumë futboll dhe brohoras, megjithatë më vjen mirë që ishshokët e mi po ecin mirë.

Përse u larguat nga Atletikoja?

Secili prej nesh në jetë kërkon mundësitë më të mira dhe unë mendova se transferimi te Juvja ishte gjëja e duhur. Kisha fëmijët e regjistruar në kopsht në Madrid, ndaj nuk më takon mua të flas për arsyet e largimit sepse secili vlerëson mundësinë më të mirë.

Po raporti me Çolon si ishte?

Shumë i mirë dhe i uroj më të mirën. Kurrë nuk i dihet nëse do të takohemi përsëri. Nuk e di nëse do ta vesh përsëri fanellën e Atletikos. Tani jam shumë mirë dhe shumë i qetë, por nuk i dihet kurrë.

Përse po ju anulojnë kaq shumë gola?

Ka shumë që janë anuluar për pak centimetra. Unë mendoj se kundër Barçës kam bërë një lojë të shkëlqyeshme, por njerëzve u ka mbetur mendja te pozicionet jashtë loje. Edhe në golin e tretë ndaj tyre, Buskets më tha se ai besonte se nuk ishte jashtë loje.

Çfarë mendoni për Luis Suarezin dhe Zhoao Feliksin?

Statistikat flasin për të. Është një mes më të mirëve në botë dhe në vitet e fundit ka qenë gjithnjë mes tre më të fortëve në rolin e tij. Sa për Zhoaon e prisja rritjen e tij, sidomos pas atyre që kam parë në stërvitje.

I mbani mëri Realit?

Nuk kam arsye, pasi po të mos kisha luajtur atje, nuk do të kisha shkuar as te Juvja e as tek Atletiko.

Cili është ekipi ku doni ta mbyllni karrierën?

Te Getafe. Fale tyre jam ai që jam sot, ndaj do të doja të luaja atje për herë të fundit dhe mund të ndodhë sepse kam një marrëdhënie të mirë me presidentin.

Çfarë ju thotë Ronaldo?

Me të kam shkuar gjithmonë mirë. Më ka ndihmuar në përshtatjen time dhe më në fund te Juvja kam gjetur vazhdimësi pasi kisha kohë pa luajtur disa ndeshje radhazi, për më tepër duke qëndruar me shumë se 70 minuta në fushë.

Si e parashikoni një finale në Champions mes Juves dhe Atletikos?

Do ta doja një finale kundër Atletikos, edhe pse më mirë kundër një ekipi tjetër sepse kundër Atletikos do të ishte e vështirë për të shënuar.

Related posts

U INFEKTUAR NGA KORONAVIRUSI/ Ndërron jetë babai i trajnerit të klubit anglez…

Delo.autor

NUK KA VETËM NË SHQIPËRI FUSHA PATATESH/ Presidenti i Valladolid i kërkon ndjesë Barcelonës

Isa.Autor

BRAZILI NGRITI TROFEUN/ Messi jashtë formacionit më të mirë në Kupën e Amerikës

Delo.autor

Leave a Comment