Futboll Seria A Sport

“VETËM TI MUND TA KTHESH MILANIN SI DIKUR”/ Ibra zbulon: Nuk kam dëmtim serioz, Mihajloviçit i thashë…

Zlatan Ibrahimoviç është shprehur se dëmtimi i tij nuk është asgjë serioze, teksa shprehet se dio të qëndrojë jashtë fushave për 1 ose 2 javë. Më tej për mikrofonat e “Sport Bladet”, suedezi ka treguar edhe disa prapaskena, kur mendonte tërheqjen dhe pse zgjodhi Milanin.

“Sa herë që futem në fushë dhe vesh takat, them: “Uau! Kjo është ajo që dua të bëj. Ky është pasioni im, futbolli është shoku im më i mirë. Pa të, nuk do të isha këtu ku jam. Pa të nuk mund të jem i lumtur. Pa të ndihem i humbur. Dëmtimi? Nuk është asgjë serioze. Do jem jashtë vetëm 1 javë ose dy.

Doja të hapja një kapitull të ri në jetën time. Doja të isha me familjen time çdo ditë, duke qëndruar me fëmijët. Por Raiola më tha se duhet ta mbyllja në Europë. Duhet të provoja një nivel të lartë, më tha që të kaloja te Milani për 6 muaj, pastaj mund ta mbyllja me futbollin, pasi në SHBA ishte shumë e lehtë.

Mihajloviç më tha që të kaloja te Bolonja dhe unë i thashë: ‘Dëgjo! Për ty do të vij falas, pa problem. Do të vij të të ndihmoj. Por do të jem i sinqertë, unë nuk jam Zlatani i dhjetë viteve më parë, ai që keni parë. Tani unë jam një person krejt tjetër.

Para Krishtlindjeve Milani pësoi një humbje të keqe kundër Atalantës dhe ata nisën bisedimet me mua. Më kërkonte Milani dhe Bolonja dhe mendova me vete se ku mund të merrja adrenalinën maksimale. Pyeta Raiolën se kush kishte më shumë nevojë për mua. Dhe ai më tha: “Milani! Vetëm ti mund ta kthesh Milanin e viteve më parë.’”, u shpreh Ibrahimoviç.

Related posts

LIVE/ Skënderbeu-Teuta, Bushiç dyfishon shifrat për “durrsakët”

Delo.autor

LËVIZJA E PAPRITUR/ PSG e pezulloi, Neymar Jr poston fanellën e… (FOTO)

F.autor

Manchester United vëzhgon mesfushorin e Nice, shihet si partneri ideal për Pogba

Q.Autor

Leave a Comment