Futboll Sport

SHERRI NË KAMPIONATIN SHQIPTAR/ Zyrtari i klubit: Jemi kundër dhunës dhe masat duhet të jenë… (VIDEO)

Shkumbini ndalet në shtëpi nga Luzi 2008, duke hedhur një hap fals drejt kreut të Grupit A. Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar në Peqin, ku nuk ka munguar tensioni dhe akuzat nga klubi mik për dhunë. Në pjesën e parë peqinasit nuk kanë dalë në lojën e tyre, ndërsa rastet më të mira i ka pasur Luzi. Në minutën e 41-të Mustafaji realizon për Shkumbinin pas goditjes me kokë, por anësori anulon golin për pozicion jashtë loje dhe kjo irriton shumë peqinasit.

Në pjesën e dytë Shkumbini dominoi lojën, por hasi në një mbrojtje të ngjeshur të ekipit mik. Ndërprerjet e shpeshta ia ulën ritmin lojës, ndërsa në fund ishte Mustafaji që iu afrua golit. Barazimi kënaqi Luzin, ndërsa skuadra e drejtuar nga Lorenc Pashja doli e zhgënjyer nga ky rezultat.

REAGIMI – Akuza të forta nga Luzi pas ndeshjes, teksa për “Panorama Sport” ka folur shefi i klubit, Gëzim Bushi. “Jemi të indinjuar nga pritja që na bënë në Peqin. Si fillim u sulmuam me gurë gjatë ndeshjes e gjithashtu sende të tjera që vinin nga tribuna. Ofendimet për stafin dhe lojtarët në fushë nuk u ndalën asnjë moment. Nga drejtuesit e Shkumbinit u lejuan të futeshin plot 1000 tifozë në shkallët e stadiumit. Delegati duhet ta ndërpriste ndeshjen, por reagimi ishte zero. Në fushë u futën edhe tifozë, prandaj dhe indinjimi nga ne si klub është i madh. Duam garanci për lojtarët dhe stafin, që raste të tilla të mos përsëriten. Shpëtuam këtë herë dhe duhen falënderuar forcat e policisë që reaguan shpejt. Jemi kundër dhunës dhe masat duhet të jenë për të gjithë njësoj”, ka deklaruar shefi i klubit.

Related posts

PROPOZIMI I MILAN/ Kontratë e re por përgjysmim page, a do të pranojë Iba rinovimin?

Delo.autor

MBYLLI SEZONIN NË “KRIZË” GOLASH/ Ronaldo kap kuotën më të ulët në 10 vite, ja statistikat befasuese

Delo.autor

LIVE/ Sytë në Monako. Po hidhet shorti i Champions League, ja vazot me ekipet respektiv

Isa.Autor

Leave a Comment