Futboll Seria A Sport

FERENCVAROS-JUVENTUS/ Është vetëm 2 gola larg tij, Ronaldo kërkon lavdi në shtëpinë e Pushkashit

Josef Biçan duket larg për momentin, me 805 golat e tij, por Kristiano Ronaldo nuk është nga ata që i vë limite vetes, ndaj ky rekord nuk është aspak i sigurt.

Me dopietën e shënuar kundër Specias në kampionat, të dielën, CR7 është ngjitur në kuotën e 744 golave, ka ecur me një mesatare prej 32 golash në sezon te Juventusi (pa llogaritur ata të shënuar me Portugalinë), prandaj nëse portugezi ruan këtë trend edhe në vitet në vazhdim, atëherë për sulmuesin madhështor austro-çekosllovak, 805 golat nuk duken edhe aq të pamundur për t’u arritur.

Biçan mbron rekordin botëror të golave të shënuar në karrierë në karrierën e tij me klube dhe kombëtare (përjashtuar ata me të rinjtë dhe përfaqësueset olimpike), por Ronaldo, i cili duket se është kthyer më i uritur se kurrë pas 18 ditëve që e la jashtë Koronavirusi, i ka vënë qëllim vetes që të nisë të ngjisë shkallët e renditjes së golashënuesve më të mirë të historisë. Dhe mbrëmjen e sotme do të ketë rastin e parë dhe emrat që ka në shënjestër janë ndër më madhështorët.

CR7 mund të provojë që të kapë, pse jo, edhe të parakalojë nëse do t’i jepet mundësia në Budapest, dyshen Romario dhe Ferenc Pushkash, që të dy në kuotën 746 gola. Gjithsesi, fakti që dueli i sotëm do ta shohë në aksion ndaj Ferencvaroshit, Ronaldo do të jetë dyfish i motivuar, duke qenë se stadiumi ku do të shkelë sot mban pikërisht emrin e legjendës hungareze, Ferenc Pushkash.

Ky i fundit ishte simboli i futbollit të vendit të tij për 3 dekada me radhë (1943-1966), kur me bluzën e Honvedit, të cilit i dha titullin e parë në vitin 1950, ndërpreu hegjemoninë e tri skuadrave të kryeqytetit hungarez: në fillim atë të Ferencvaroshit e më pas të MTK-së dhe Ujpeshtit. Falë Pushkashit, të ndarë nga jeta në vitin 2006, skuadra e Honvedit për shumë vite me radhë mori pseudonimin “Aranycsapat” ose e thënë ndryshe, “Skuadra e Artë”.

Related posts

ATMOSFERË LUFTE/ Tension në Buenos Aires, ALARM BOMBE në “Bombonera”, tifozët meren me…

Isa.Autor

TOTTENHAMI DUEL ME REALIN/ Ja shifra marramendëse për të lënë rë lirë fantazistin

Delo.autor

Salah shënon gol ndaj Brighton, dhe thyen rekordin historik të Ronaldos, Suarezit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment