Formula 1 Futboll

SHOKON ME DEKLARATËN E FUNDIT/ Jean Todt: Schumacher dhe unë shikojmë TV së bashku…

Presidenti i FIA-s, Jean Todt, është një nga të paktët që e di se si po shkon gjendja shëndetësore e Michael Schumacher. Që nga ai aksident fatal i vitit 2013, kur po skijonte, pak dihet mbi kampionin e madh të Formula 1, por ish-shefi i tij i Ferrarit ka folur edhe një herë mbi situatën e Michael, si po evoluon gjendja shëndetësore e shtatë herë kampionit botëror. Presidenti e viziton rregullisht “Kaiser”, me të cilin arriti sukses të paparë te “Ferrari”: Lufta e Schumacher vazhdon, së bashku me familjen dhe mjekët e tij”, – tha Todt për “De Telegraaf”, mbi ish-pilotin gjerman.

Jean ka siguruar se është ende në kontakt me të, dhe familjen e tij, por nuk ka dashur të komentojë nëse Michael është në dijeni të sukseseve që djali i tij, Mick, po korr në Formula 2: “E takoj Michael rregullisht. Ne shikojmë TV së bashku. A është në dijeni të sukseseve të djalit, Mick? Unë nuk do të flas për këtë. Nuk dua të hyj në detaje, sepse është gjë private”. Mick Schumacher është në rrugën e tij për t’u bërë kampion i Formula 2 dhe duket se sezonin e ardhshëm do të bëhet pilot i Haas.

Related posts

DITËT E FUNDIT TË MERKATOS/ Milan kërkon të “rrëmbejë” tre sulmues, ja emrat

Delo.autor

Islanda, 66 mijë tifozë kërkojnë bileta për në “Rusi 2018”

Q.Autor

SENSUALE DHE BOMBASTIKE/ Cannavo shpërthyese si gjithmonë, Cassano dhe Panucci janë me… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment