Futboll Shqipëri Sport

“SHQIPËRIA PO BËN ZHVILLIME TË MËDHA…”/ Trajneri i Fiorentinas dhe ish-i Italisë promovon kursin atletik tek FSHF (VIDEO)

Federata shqiptare e futbollit do të organizojë në fillim të muajit dhjetor kursin e përgatitësit atletik. Drejtuesi i këtij kursi do të jetë përgatitësi atletik i kombëtares shqiptare të futbollit, Luigi Febbrari. Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë të interesuarit për t’u kualifikuar profesionalisht përmes një kursi që do të ofrojë të gjithë eksperiencën më të mirë bashkëkohore dhe lektorë me emër.
Përmes një video-mesazhi këtë iniciativë të Federatës e ka përshëndetur edhe trajneri i njohur italian, Cesare Prandelli, i cili ka shpjeguar posaçërisht për FSHF.org edhe rëndësinë e rolit të përgatitësi atletik për një skuadër futbolli në ditët e sotme.

“Përshëndetje të gjithë sportdashësve në Shqipëri. Më kanë pyetur se çfarë mendoj për rolin e përgatitësit atletik në një skuadër futbolli. Mendoj që tashmë është bërë e domosdoshme të kesh një përgatitës atletik dhe po ua shpjegoj arsyet. Përgatitësi atletik ka studiuar lëndën dhe është i aftë të krijojë dhe t’i propozojë trajnerit ngarkesën e punës, por mbi të gjitha analizon edhe të dhënat për parandalimin e dëmtimeve.

Pra, është e qartë se roli i trajnerit është i domosdoshëm për t’i dhënë direktiva përgatitësit atletik, por roli i përgatitësit atletik tashmë është vërtetë tejet i nevojshëm. Studion të dhënat, propozon ushtrime të qenësishme për përmirësimin, jo vetëm individual, por edhe kolektiv. Kështu që uroj që edhe Shqipëria, një vend që po bën zhvillime të mëdha futbollistike, të nisë kursin e përgatitësve atletikë. Ju përshëndes të gjithëve, ju uroj fat dhe mirupafshim!”- u shpreh ish-trajneri Prandelli.
Kujtojmë se sipas rregullores së re të miratuar nga FSHF, në çdo skuadër futbolli do të ketë një përgatitës atletik në stafin e një skuadre, por edhe në stolin e saj teknik.

VIDEO

Related posts

Zidane: Jam lodhur duke dëgjuar se Real Madridi është i dobët

Q.Autor

CHAMPIONS/ Gjimshiti shkruan historinë me Atalantën, City triumfon me “POKER”

Delo.autor

PSG-Metz, miqtë nuk fitojnë prej 22 vitesh në “Parc des Princes”

Q.Autor

Leave a Comment