Futboll Sport

MURNJO ZBRET VETË NË SKENË/ Telefonon dy sulmuesit e Juventusit

Zhoze Murinjo zbarkoi në Romë me një objektiv minimal, të paktën të rikthejë Romën në zonën Champions.

Edhe pse këtë sezon nuk do ia arrijë, duke parë shumë hapat fals të bërë së fundmi, nga sezoni i ardhshëm kjo arritje nevojitet me çdo kusht, ndryshe trajneri portugez mund të rrezikojë edhe postin.

Sipas uebsajtit “Calciomercato”, presidenti Frenkin ka pasur në orët e fundit një takim kokë më kokë me “Special One”, për të diskutuar se cilat janë pikat mbi të cilat Roma e sezonit të ardhshëm duhet të përforcohet dhe sipas zërave që kanë rrjedhur nga brenda ambientit, Murinjo ka kërkuar dy sulmues fantazistë.

Emrat e përzgjedhur prej tij, në mënyrë që të mos vrasë shumë edhe xhepat e miliarderit amerikan, janë dy prej parametrave zero të Juventusit: Paulo Dibala dhe Federiko Bernardeski.

Të dy lojtarët në fjalë janë edhe në lupën e Interit e Milanit, por Zhoze Murinjo ka vendosur që të zbresë vetë në skenë, duke kontaktuar personalisht Dibalën, por gjithashtu edhe menaxherin e Bernardeskit, Federiko Pastorelo, me të cilin ka një miqësi të gjatë që nga kohët e Interit.

Sigurisht që dy tratativat, sidomos ajo që lidhet me Dibalën, nuk do të jetë aspak e lehtë, duke qenë se argjentinasi kërkon që të luajë me çdo kusht në Ligën e Kampioneve, por ndoshta për Bernardeskin shanset janë të mëdha, duke parë se në kryeqytet janë gati që t’i ofrojnë të njëjtën rrogë që përfiton aktualisht te Juventusi, 4.5 milionë euro neto në sezon.

Related posts

TIRANA-KUKËSI/ Kuper mposht portierin Lika dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

“NUK MBAJ MEND ASGJË NGA NDESHJA”/ Përplasje e frikshme e Kumbullës me Ibañez. Mbrojtësi humb kujtesën

Delo.autor

ZYRTARE/ Presidenti i Nantes bën nderimin e veçantë për Emiliano Sala

Delo.autor

Leave a Comment