Futboll Sport

River Plate një hap larg kualifikimit/ Lautaro Martinez nuk mjafton për Racing Club

River Plate me një këmbë në fazën tjetër të Copa Libertadores. 3-herë fituesit e këtij kompeticioni vijuan momentin pozitiv teksa siguruan fitoren e 5-të radhazi mes kampionatit argjentinas dhe Copa Libertadores, duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit në fazën tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm në Amerikën e Jugut.

Për të marrë kreun e grupit D dhe për të lënë pas brazilianët e Flamengos në renditje, Los Millionarios mposhtën 2-1 në shtëpi ekuadorianët e Emelec të cilët pas kësaj disfate mbeten në vendin e fundit me vetëm 1 pikë të grumbulluar. Të 3 golat që vendosën sfidën u realizuan në pjesën e dytë, fillimisht ishte ish sulmuesi i kombëtares argjentinase Lucas Pratto ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 66-të. Gonzalo Martinez dyfishoi shifrat 8 minuta më vonë  ndërkohë që në sekondat e fundit Emelec realizoi golin e vetëm me Preciadon.

Një fitore të jashtëzakonshme që ishte edhe e para në grupin arriti Cruzeiro. Skuadra braziliane shpartalloi me rezultatin 7-0, kilianët e Universidad de Chile. Në një ndeshje të dominuar nga Cruzeiro, spikatën Thiago Neves e Sassa me nga një dygolësh ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti edhe ish sulmuesi i Real Betis, Rafael Sobis. Por pavarsisht fitores së Cruzeiros, grupi E kryesohet nga argjentinasit e Racing Club. Lautaro Martinez nuk mjaftoi këtë herë pasi skuadra nga Avellaneda u ndal në një barazim 1-1 në Rio de Janeiro nga Vasco da Gama.

Sulmuesi i ardhshëm i Interit, Lautaro Martinez realizoi golin e epërsisë për Racing në minutën e 32-të, por në të 81-ën Wagner i dha një pikë Vascos. Një fitore të rëndëishme mori edhe kolumbianët e Junior që kaluan 1-0  në shtëpi, peruanët e Alianza Limas duke u ngjitur në vendin e 2-të të grupit H dhe duke lënë pas gjigandët e Boca Juniors. Nuk fal as Penarol që në Montevideo mposhti 2-0 paraguaianët e Libertad me golat e Rodriguez dhe Palacios duke u ngjitur në vendin e 2-të të grupit C.

Related posts

MAKINERI GOLASH/ “Djalli” me “maskë” më i miri i dekadës

Delo.autor

Derbi i nxehtë/ Mourinho goditet nga lojtarët e Cityt pas ndeshjes

Q.Autor

E BUJSHME TEK MANCHESTER CITY/ Gati të shpenzojë 100 milionë euro për dy mbrojtësit e Premier…

Delo.autor

Leave a Comment