Futboll Seria A Sport

START FANTASTIK I VLLAZNISË NË KAMPIONAT/ Zbulohet premioja pas fitores me Skënderbeun

Vllaznia futet këtë sezon me një projekt të ri dhe në dukje pa shumë pretendime, mirëpo në fakt, fusha e lojës po shfaq një skuadër të ndërtuar mirë, lojtarë që njihen si duhet në fushë me njëri-tjetrin dhe një skuadër që funksionon. Edhe pse është shpejt për të dalë në konkluzione, 180 minutat e para të Superiores i kanë dhënë me meritë vendin e parë, pa harruar se ka luajtur kundër skuadrës së ngjitur rishtas në Superiore, Apolonia, si dhe Skënderbeu, këtë sezon me djem të rinj.

“Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht se për skuadrën kuqeblu, dje ka pasur edhe një shpërblim motivues. Shpesh fanella është shumë e rëndë, dhe kur vjen puna te Vllaznia, ajo peshon vërtetë, mirëpo, drejtuesit kanë menduar edhe për një motivim ekstra. Gazeta ka mësuar se për fitoren e djeshme, Vllaznia ka pasur një premio prej pesë milionë lekësh (të vjetër). Për futbollistët, festa e kreut, e 2 fitoreve radhazi (tre bashkë me Kupën), janë shoqëruar edhe me një shpërblim monetar. Mesa duket, në Shkodër kanë nisur gjithçka si duhet dhe gjërat po shkojnë për mrekulli.

Related posts

PUBLIKOHET LISTA E ARGJENTINËS/ Lihen jashtë Messi e Higuain

Isa.Autor

RIVALITETI/ Courtois sulmon Simeonen: Kjo është arsyeja pse flet kundër Realit

Isa.Autor

KALON TESTIN NË MIQËSORE/ Pirlo e nis me fitore aventurën si trajner i Juventus

Delo.autor

Leave a Comment