Futboll Kombëtarja Sport

“STRAKOSHA E EKZAGJERON ME TOPIN NË KËMBË”/ Reja: Kur erdha në Shqipëri, qesha me Dukën për…

Trajneri i Shqipërisë Edi Reja ka dhënë së fundmi një intervistë për median e njohur italiane “La Repubblica” ku u ndal të fliste gjerësisht për skuadrën kuqezi, fushatën në Ligën e Kombeve dhe të ardhmen e “shqiponjave”.
Ish-trajneri i Napolit dhe Lacios tregoi bisedën e parë me presidentin e FSHF-së Armand Duka kur erdhi në Shqipëri. Italiani tregoi se iu përgjigj me batutë se deri në vitin e EURO 2024 do të jetë tepër i moshuar, pasi kreu i FSHF-së i kërkoi fillimisht të nisnin përgatitjet për sigurimin e kualifikimit në kampionatin e ardhshëm europian.
Tekniku veteran italian theksoi se është optimist për të ardhmen e kombëtares shqiptare, ndërsa u ndal dhe te portieri Tomas Strakosha. Reja i “tërhoqi veshin” gardianit të Lacios për teprimin e kontrollit të topit me këmbë.

Zoti Reja, sërish në punë. Akoma nuk e keni humbur “vesin”…
Shkuam përtej pritshmërive. Ishim në një situatë të vështirë për shkak të COVID-19 dhe dëmtimeve. Morëm 23 nga 36 lojtarë. Ishte një arritje që ia vlente dyfush, kush mund priste. Morëm lojtarë që nuk aktivizohen as në Serinë B dhe që nuk merren shumë në konsideratë nga klubet. Por, me Shqipërinë treguan shpirt të madh dhe përshtatje.

Ju keni në dispozicion lojtarë që aktivizohen në Itali. A ka dikush tjetër, ndoshta më pak të njohur, që është gati për të hedhur hapin e madh?

Problemi vërtetë është se nuk ka një lojtar nga Shqipëria në kombëtare, janë të gjithë me nënshtetsi zvicerane, franceze, holandeze. Duhet të peshkosh vërdallë dhe kjo nuk është e lehtë. Është Broja, 19 vjeç, që luan me Vitesen. Është futbollist interesant. I dhashë mundësinë Çepeles të debutojë me kombëtaren, i cili është vetëm 17 vjeç. Kemi mjaft lojtarë të rinj që synojnë të rriten.

D.m.th. projekti është afatgjatë?
Sapo arrita në Shqipëri, presidenti më kërkoi që të përgatiteshim sa më mirë në mënyrë që të kapnim kampionatin europian të vitit 2024. Fillimisht qesha dhe iu përgjigja se nuk mund ta bëj këtë gjë sepse deri atëherë do të kem bërë 80 vjeç, por për aq kohë sa jam i qartë, vazhdoj me këtë project që më pëlqen shumë. Kemi një shkollë futbolli, pastaj do të fillojmë kurset për trajnerët shqiptarët, përgatitësit atletik dhe drejtorët sportive. Qëllimi jonë është rrisim talented e rinj që kanë nevojë për mbështetje. Koronavirusi na ka ngadalësuar pak, por kemi nisur me këmbën e mbarë.

Mes lojtarë në kombëtare është Strakosha, të cilin e keni parë në një moshë shumë të re te Lacio. Sa e rëndësishme është për të që ketë në krah një veteran si Pepe Reina?
Mendoj se Strakosha do të mësojë shumë nga një portiere me përvojë dhe personalitet si Reina. Mendoj se Lacioja prandaj e ka marrë. Reina është një lider, të cilin e ndjek e gjithë skuadra. Sot kërkojmë portierë që dinë të luajnë me këmbët. Dhe Strakosha është i zoti në këtë gjë. Ndonjëherë e ekzagjeron dhe rrezikon shumë duke më dhënë ndonjë goditje të fortë.

Related posts

Shkëndija do edhe Kupën, në rast suksesi feston edhe Shkupi…

Sadik.Autor

Femra në 7 kampionatet më të forta paguhen më pak se Neymar

Q.Autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Roma akord me lojtarin shqiptar, firma në orët e ardhshme

Delo.autor

Leave a Comment