Futboll Gossip Sport

TË KAPUR PËR DORE/ Aktorja shqiptare dhe futbollisti afrikan 19 vite më i ri bëjnë publike lidhjen në rrjetet sociale

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi pak ditë më parë zbuloi se kishte nisur një lidhje dashurie me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld.

 Nëna e katër fëmijëve në një intervistë për “Prive”, tha se ndihet shumë mirë në krah të futbollistit 19 vite më të ri dhe se nuk i interesojnë paragjykimet e njerëzve se është lidhur me një njeri me ngjyrë.

 

Dhe tani çifti kanë filluar të publikojnë video krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Ishte 21-vjeçari i cili ndau me ndjekësit një video duke ecur për dore me aktoren në Valbonë.

Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld shkuan të vizitonin aktoren e njohur tropojane, Arjola Demirin.

“Kaluam një kohë të bukur së bashku në Valbonë. Arjola Demiri faleminderit që na mirëprite. Shpresojmë të vizitojmë sërish së shpejti,”- shkroi futbollisti krahas pamjeve

Adriana Matoshi ka katër fëmijë nga martesa me ish-bashkëshortin Albert Sylejmanin, por kjo gjë nuk i ka intersuar Keith Groeneveld.

Gjatë intervistës, ai tha se për të fakti që Adriana Matoshi kishte fëmijë nuk ishte problem sepse e do shumë atë.

“Isha i frikësuar sepse jam dikush që e dua familjen mbi të gjitha. Për mua nuk ishte problem, për të tjerët mbase po që thonë “oh ajo ka fëmijë”. Unë thjesht e dua atë shumë dhe zemrën e saj. E dua familjen e Adrianës dhe njerëzit që ajo do,”- u shpreh futbollisti.

Ndërsa aktorja zbuloi se familja e saj tashmë e ka pranuar 21-vjeçarin si pjesë të tyre.

“Jemi shumë mirë krah njëri-tjetrit. Nuk jemi njohur më përpara, ai nuk e dinte që unë isha aktore dhe as unë se dija që Keith ishte futbollist. Jemi dashuruar në shpirtrat e njëri-tjetrit.

Njerëzit gjithmonë paragjykojnë, por nuk më bëjnë përshtyje. Më vjen keq për njerëzit që mendojnë se Adriana është me një njeri me ngjyrë. Por për jetën time personale, mua mund të më gjykojë veç Zoti sepse asnjë njeri nuk i ka veshur këpucët e mia dhe të ecë nëpër rrugë që kam kaluar unë dhe sesi jam ndier.

Përsa kohë ndihem mirë në këtë lidhje me partnerin tim mendoj se nuk duhet ti interesojë njeri ose në vend që të thonë një fjalë të mirë, të thonë një fjalë të keqe. Pse?! Familja ime ndoshta nuk do më lejonte nëse do kisha lënduar dikë, por Keith është beqar dhe unë jam beqare. Nuk kam lënduar ndonjë zemër, thjesht jemi pëlqyer. Unë di të zgjedh për veten dhe të jetoj momentin,”- tha Adriana Matoshi.

Pak kohë më parë, ajo ka rrëfyer edhe një pjesë të dhimbshme të jetës së saj.

Në vitit 2012, teksa ishte shtatzënë me fëmijën e katërt, aktorja zbulou se ishte me tumor.

“Vitin 2012 kam qenë shtatzënë në fëmijën e katërt, edhe erdhi një moment ku kisha marrje mendësh, të vjella dhe gjithë fajin ja lashë shtatzënisë. E kuptova më pas që në kokën time kam tumor dhe si kam treguar askujt. Në ato kohë jam ftuar për një film, ku një herë e mendova për jo, por më pas ndryshova mendjen, duke thënë se mund te jetë roli im i fundit. Kisha dhimbje të tmerrshme, gjatë skenës së fundit në xhirime, ndërsa mendoja se do lindja. Ka qenë periudhë e vështirë por që ka kalu me sukses. Pasi linda vajzën, u operova në kokë dhe kaloi,”- tregoi Adriana Matoshi.

Related posts

E duan Milani dhe Juve, por Wilshere e pengon një taksë!

Sadik.Autor

E PABESUESHME ÇFARË HUMB RONALDO/ Sulmuesi Morata përfiton dhe ndëshkon Genoa-n (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Griezmann jep parashikimin: Ja kush e fiton ‘El Clasico-n’

Isa.Autor

Leave a Comment