Futboll Kategoria Superiore Sport

“TIRANA-KUKËSI, DERBI I KAMPIONATIT SHQIPTAR”/ Egbo: Humbjet ndaj “verilindorëve” sezonin e kaluar? Rëndësi ka…

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo ka folur përpara mediave për ndeshjen e parë të kampionatit ditën e nesërme, atë ndaj Kukësit. Tekniku bardheblu e ka cilësuar si një ndeshje shumë të rëndësishme, teksa shprehet se përballja mes këtyre dy skuadrave, mund të quhen edhe si derbi i kampionatit shqiptar.

“Është një ndeshje e rëndësishme dhe çdo ndeshje në këtë kampionat është e rëndësishme. Nuk ka asnjë përballje të lehtë. Mendoj se të gjithë ekipet janë njëlloj, sidomos në nisjen e kampionatit, kur nuk dihet se në çfarë gjendje janë ekipet. Po luajmë si kampionë në fuqi kundër vendit të dytë. Mendoj se Tirana-Kukësi mund të jetë një tjetër derbi i kampionatit shqiptar.

Mungesat? Normalisht që janë mungesa, që do i ndiejmë shumë, por kam besim se lojtarët që do jenë në fushë do bëjmë maksimumin.

Humbjet me Kukësin sezonin e kaluar? Po flasim për kampionatin 2020-2021, nuk dua të kthehem mbrapa sepse ndeshja, që kemi para është e rëndësishme. Në fund e rëndësishme është se kush e ka fituar kampionatin, jo kush ka fituar në përballjet direkte. Kampionatet kanë treguar edhe në vende të tjera se ekipet e vogla në letër janë ekipe më të vështira. Këtë e bëmë ne, kundërshtari nuk e bëri dhe fituam kampionatin. Prandaj them se çdo ndeshje është njësoj për ne dhe do marrim një nga një. Deri diku skuadra është gati fizikisht, por kampionati tregon qartë se ku jemi. Futet emocioni dhe gjërat e tjera dhe pas dy-tre ndeshjeve do shikohet se ku janë ekipet.

Presion? Sapo ka filluar kampionati. Nuk e di ku e shikoni, nuk e kuptoj. Për ne nuk është presion negativ. Është presion i duhur për ne dhe e mban lojtarin në ton dhe përgjegjësi. Siç e thashë, ne jemi kampionë në fuqi dhe jemi ekipi për tu mundur. Këtë e dimë vetë dhe presim ta mësojnë edhe lojtarët e rinj. Shpresojmë të ambientohen sa më shpejt.

Stadiumi? Përderisa nuk ka tifozë në stadium nuk ndikon. Jemi në Korçë, edhe Kukësi luan jashtë. Shumë klube nuk i kanë fushat sepse është koha për të mbjellë barin dhe nuk kemi çfarë të bëjmë.

Nuk e vendos unë 11-shen e parë. E vendosin lojtarët. Lojtarët që janë mirë fizikisht dhe ata që janë gati mendërisht dhe psikologjikisht do jenë në fushë”, u shpreh Egbo.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Atalanta-Inter. Rezultati 1-1

Delo.autor

E PAZAKONTË NGA MEKSIKA/ Shikoni 11-metërshin që po çmend rrjetin (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Mesfushori spanjoll te Milan për 10 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment