Champions League Futboll Sport

“NDESHJA KUNDËR ATALANTAS ËSHTË DIÇKA E VEÇANTË”/ Klopp: Salah nuk simulon, Shaqiri mund të luajë në…

Sfida më tërheqëse e kësaj faze grupesh. Jyrgen Klop i dhuron menjëherë titullin gazetave në vigjilje të ndeshjes në Bergamo: “Me të gjithë respektin për Ajaksin, ndeshja kundër Atalantës ka diçka të veçantë. Skuadra e Gasperinit më pëlqen shumë. Jam argëtuar gjithnjë duke parë ndeshjet e këtij grupi. Atalanta praktikon një lojë sulmuese spektakolare. Në Angli është e krahasueshme me atë të Lidsit. Organizim i shkëlqyer, të gjithë respektojnë detyrat e tyre dhe pastaj është Gomez, i lirë të shprehë talentin e tij. Një gjeni”.

MATIP, NË DYSHIM

Kampionët e Anglisë e kanë hedhur pas krahëve humbjen 7-2 me Aston Vilën. Pas derbit të Liverpulit më 17 tetor, kanë ardhur katër fitore radhazi dhe sot ata janë rikthyer në krye të tabelës në kampionat, ndërsa në Champions kryesojnë grupin me pikë të plota. “E prisja këtë reagim, por tani është shumë herët për të folur për tituj. Kemi lojtarë të rëndësishëm jashtë dhe emergjenca në mbrojtje vazhdon”. Të padisponueshmit janë Van Dajk, Fabinjo, Çembërlein. Keita dhe Matip kanë rinisur stërvitjen me pjesën tjetër të grupit prej së dielës. Klop do të kërkojë të rikuperojë të dytin, por me shumë mundësi mbrojtja që do të rreshtohet kundër italianëve do të formohet nga dyshja FilipsGomez.

SALAH

Ndërkohë Klop mbron Salahun, i akuzuar për simulim në aksionin e penalltisë së fituar kundër Uest Hemit. “Kam folur me Mo të dielën në mëngjes. Më tha se këmba e tij ka tri mavijosje. Njëra prej tyre është nga përplasja në zonë me Masuakun. Nuk i kuptoj këto polemika”. Kundër londinezëve, një prej protagonistëve ishte Shaqiri: “Është i zoti, mund të luajë në të gjitha rolet e sulmit. Ishte jashtë sepse vuajti disa dëmtime, në veçanti atë në pulpë. Emri i tij qarkulloi në lajmet e merkatos dhe pas disa kohësh zërat do të rikthehen, por për ne është një futbollist shumë i rëndësishëm”.

Related posts

E BUJSHME/ Juventusi merr vendimin PËRFUNDIMTAR për “yllin” e ekipit

Isa.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Lazio. Rezultati 2-1

Delo.autor

LIVE/ Nis sfida mes Spanjës dhe Ishujt Faroe

Delo.autor

Leave a Comment