Futboll Seria A Sport

PAKTI I BËRË NË MUAJIN GUSHT/ Ja çfarë do të ndodhë me Conten nëse humb ndaj Realit ndeshjen tjetër…

Interi nuk po kalon një moment shumë të mirë, teksa në Ligën e Kampioneve, renditet në vendin e fundit në grup me vetëm 2 pikë. Zikaltërve i duhen vetëm fitore në ndeshjet e radhës, për të tentuar kalimin e fazës së grupeve.

Megjithatë nuk do të jetë e lehtë, pasi përballë do të ketë Realin e Madridit, që i mposhti ata vetëm 2 ditë më parë. Menjëherë pas humbjes ndaj spanjollëve, të shumtë ishin tifozët zikaltër që kërkonin shkarkimin e trajnerit.

Por, Konte do të vazhdojë të jetë pjesë e Interit, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e radhës në Champions. Sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, Konte do të vazhdojë të jetë në drejtimin e Interit, edhe nëse humb ndeshjen e radhës ndaj Realit në “San Siro”.

Në muajin gusht, drejtuesit e Interit dhe Konte bënë një pakt, ku iu besua drejtimi i skuadrës edhe për sezonin e ri dhe tani bëhet me dije se ai do të vazhdojë të jetë në pankinë, pavarësisht se çfarë ndodh në ndeshjet e ardhshme. Megjithatë durimi mund të marrë fund te drejtuesit zikaltër, nëse skuadra nuk rikthehet të bindë me rezultate deri në muajin janar.

Related posts

“NA KISHTE THËNË…”/ Skriniar zbulon sekretin e Inzaghi-t dhe paralajmërimi i Lukaku-t

Delo.autor

SIGUROJNË FITORE TË ARTË/ “Gjirokastritët” “gjunjëzojnë” Laçin dhe arbitrat

Delo.autor

Atletico-Inter, spanjollët duan fitoren e parë në ICC

Sadik.Autor

Leave a Comment