Futboll La Liga Sport

U AFRUA ME BUJË NË “CAMP NOU” /Pjanic: Nuk jam i kënaqur vetëm me të qenurit tek Barcelona, por…

Miralem Pjanic arriti te Barcelona këtë verë, pas katër sezonesh te Juventusi në Torino. Mesfushori boshnjak, i cili u vlerësua me 60 milionë euro, në këmbim të Arthur Melo, pranoi në ditën e prezantimit të tij se ishte duke përmbushur një ëndërr, duke veshur fanellën e Barçës. Tani, muaj më vonë, dhe në funksion të aktivizimit të tij të vogël, që ka pasur deri më tani, Pjanic, 30 vjeç, e bën të qartë se nuk ka ardhur në “Camp Nou” për një shëtitje.

Në një intervistë në “Canal + France”, Pjanic i ka bërë të qarta synimet e tij në klubin katalanas: Unë nuk jam i kënaqur me të qenurit te Barça, por dua të lë shenjë këtu. Jam në klubin më të mirë në botë, ku përdoret stili i lojës që kam dashur gjithmonë. Megjithatë, ende nuk jam i kënaqur. Dua të kem mundësinë të fitoj tituj të rëndësishëm. Të qenurit te më të mirët dhe të fitoj tituj të rëndësishëm, ky është qëllimi im”.

Related posts

E BUJSHME/ Pandemia anullon një tjetër garë, “Formula 1” në kërkim të një piste

Delo.autor

MEDIA KROATE I BËN JEHONË/ Nuk do ta besoni si i shpërblen Kosova medalistët e arit në “Lojërat Olimpike”

Delo.autor

TELENOVELA “CR7″/ Juventus janë në ankth, ekziston një mister rreth Ronaldos

Delo.autor

Leave a Comment