Futboll Sport

U PËRJASHTUA PËR VIDEON DUKE U MASTURBUAR/ Trajneri i kombëtares ruse jep lajmin e mirë për futbollistin

Trajneri i Rusisë Stanislav Çerçesov është i bindur se sulmuesi i kombëtares Artem Dziuba do të kthehet të luajë sërish me ekipin përfaqësues pasi u përjashtua nga Federata e Futbollit të Rusisë për publikimin e një video-je skandaloze ku ai masturbohej.

Përpara se kombëtaret të kthehen në muajin mars për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2022, strategu Çerçesov është i bindur se me kalimin e kohës situata në opinionin publik rus do të qetësohet dhe Dziuba do të jetë sërish i gatshëm për Rusinë.

“Ne i dhamë atij mundësinë që të kalonte kohë me familjen dhe të kapërcente këtë shok psikologjik. Ndeshjet tona të ardhshme fillojnë në pranverë. Koha do të kalojë dhe të gjithë do të qetësohen duke e vlerësuar situatën ndryshe. Sidoqoftë, askush nuk e mohon atë. Ne i dhamë mundësinë atij të qetësohej”, shprehet tekniku i Rusisë Çerçesov.

Dziuba u përjashtua në 8 nëntor të këtij nga Federata për publikimin e një videoje ku shfaqej duke masturbuar. Ngjarja shkaktoi irritim të madh në opinionin publik rus.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ TEUTËS/ Trajneri Gega: Ja arsyeja pse luajta me të rinjtë ndaj “durrsakëve”

Delo.autor

PO “SHPËRTHEN” TEK INTER KËTË SEZON/ Marotta flet për “Demin”: Duam ta mbajmë në ekip, por merkato…

Delo.autor

“CEREMONI LAMTUMIRE GJATË PIRJES SË UJIT/ Kapiteni i klubit të Kategorisë së Parë lë futbollin për… SHBA-në

Delo.autor

Leave a Comment