Futboll Kategoria Superiore Sport

“VLLAZNIA NË RRUGË TË MBARË”/ Mesfushori Imeri: Radha që të mundim… Tiranën

Demir Imeri ishte njeri i ndeshjes në suksesin djeshëm të Vllaznisë ndaj Elbasanit. Mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut shënoi dy gola dje, dhe një asist, si dhe iu anulua një tjetër gol.

Në prononcimin e dhënë pas fitores me elbasanasit për “Panorama Sport”, 25-vjeçari më shumë iu gëzua suksesit ekipor sesa personal, pasi sipas tij, kjo i jep më shumë kuqebluve para sfidës me Tiranën në kampionat. “Jam i kënaqur me shënimin e dy golave në Kupë, por më shumë me suksesin e ekipit.

Një rezultat i mirë para takimit që do të kemi me Tiranën në kampionat. Në Kupë jemi në rrugën e duhur dhe pse të mos e pretendojmë një gjë të tillë. Nuk mendoj se Vllaznia ka pasur kundërshtarë të dobët, por është një ekip që po punon shumë në çdo drejtim për të shkuar deri te rezultati. Falë grupit po ia dalim me sukses. Besoj se edhe me Tiranën do të arrijmë një tjetër fitore”, u shpreh Imeri.

Related posts

Nuk ka pushim për Messin, vetëm për Busquetsin

Sadik.Autor

E TRISHTË/ Pista e Interlagos rezultoi tragjike për 23-vjeçarin, humbet jetën gjatë garave Superbike (VIDEO)

Delo.autor

Chelsea gati të paguajë 150 milionë euro për yllin e Realit

Sadik.Autor

Leave a Comment