Futboll Sport

“YLLI LUKAKU KA “RILINDUR” TEK INTER”/ Trajneri Martinez: Ja gabimi që bëri tek Manchester United

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, është kthyer të flasë për sulmuesin e tij, Romelu Lukaku.

“Marrëdhënia ime me Romero-n lind kur ishte një lojtar i ri dhe erdhi tek Everton-i në huazim. Më pas bëmë një sforcim të madh për ta marrë dhe ai ishte transferimi më i shtrenjtë deri në atë moment”.

“Mund ta shikosh lojtarin të kalojë disa faza, momente të bukura, të shëmtuar, por ajo që kemi parë me Lukaku-n është se nuk e ka humbur kurrë cilësinë e tij të jashtëzakonshme, që është shënimi i golave”.

Manchester dhe Inter – “Te Manchester United donte të fitonte në mënyrë të dëshpëruar trofe dhe ka marrë shumë përgjegjësi, duke marrë përsipër më shumë faje se duhet, sipas mendimit tim, në mënyrë shumë të padrejtë”.

“Por tek Inter-i është në qendër të një projekti të ri. Aty ka transformuar atë ndjenjë përgjegjësie dhe ato vështirësi që kishte në Angli në mënyrë pozitive. Sipas meje, tani është në momentin më të mirë të pjekurisë në karrierën e tij”.

Related posts

Giampaolo: Ne jemi ende në garë për të arritur objektivin Europa League

Sadik.Autor

“I lutem Zotit që unë dhe Neymar të luajmë te Real Madrid”

Sadik.Autor

REAL MADRID PRANË REKORDIT TË ZI/ 6 orë e 49 minuta pa gol…

Isa.Autor

Leave a Comment